Kosova
Deputeti gjermano-kroat: Vuçiq është në presion masiv
Të premten u prit në dy komisione të parlamentit kosovar, duke përfshirë edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, përcjell albinfo.ch.
Por, një ditë më parë deputeti gjerman, Josip Juratoviq dhe një grup i kolegëve të tij qëndruan në Mitrovicë. Aty takuan persona të komunitetit serb dhe çështja e përdorimit të dinarit serb në Kosovë ishte në krye të bisedave që pati me ta. Deputeti me prejardhje nga Kroacia tha se banorët në veri ndihen të manipuluar e të zhgënjyer si nga Beorgadi, ashtu edhe nga Prishtina. Ai tha që serbët duhet të integrohen e të identifikohen me Kosovën.
“Serbët në veri më thanë se ata nuk janë kundër masave, ata vetëm janë të pasigurt, sepse janë të papërgatitur për këtë. Mendoj se duhet t’i përgatisin më mirë. Ata janë për më shumë transparencë, sepse edhe ata e pranojnë se 1/3 (një e treta) e fondeve zhduken diku, dhe asnjeri se di ku janë këto mjete. Pra, që kontrolli është i domosdoshëm. Askush nuk është kundër kësaj”, tha Juratoviq para gazetarëve në Kuvend, njofton Klan Kosovsa.
Pjesëtari i Partisë Socialdemokrate (SPD) që është në pushtet tha se gjermanët janë miq e përkrahës të Kosovës, por veprimet e politikanëve në Kosovë nganjëherë po e bëjnë Berlinin të ndihen jo mirë.
Ai bën thirrje për normalizim të raporteve me Serbinë, ndërsa shton se pushteti në Beograd ka presion të jashtëzakonshëm, si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda.
Juratoviq përmend daljen e serbëve nëpër rrugët e Beogradit për të kërkuar më shumë demokraci si një dëshmi, sipas tij, “që në këtë shtet ka shumë qytetarë të cilët janë kundër, siç thotë, “regjimit autokratik që po bëhet gjithnjë e më i fortë dhe më masiv në Serbi”.
“Vuçiq tani ka rënë nën persion masiv. Tani edhe me zgjedhjet e fundit. Shihet aty i gjithë manipulimi dhe dominimi në zgjedhje. Ai është nën presion të pabesuseshëm për të mbajtur qeverinë, pra sistemin. Në këtë situatë është e qartë se ai kërkon çdo mundësi për të dalë nga kritika e brendshme politike me çështje të politikës së jashtme”, theksoi anëtari gjermano-kroat i Bundestagut.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave Këtë fundjavë që po vjen, vendpushimet e fundit të skive po kalojnë në modalitetin e dimrit... -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive











