Kosova
Deputeti ukrainas: Ukraina duhet ta njohë Kosovën sa më parë
Deputeti ukrainas nga foltorja e Kuvendit: Ukraina duhet ta njohë Kosovën sa më parë
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, tha në Kuvendin e Kosovës se kosovarët kishin kaluar nëpër gjenocid, ashtu siç po kalojnë ukrainasit sot, përcjell albinfo.ch.
Goncharenko tha se do të bëjë gjithçka çfarë mundet që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Unë mendoj që kjo duhet të bëhet sa më parë”, tha ai.
“Unë do të bëj çfarëdo që është në dorën time që t’ju ndihmoj në këtë”, shtoi Goncharenko.
Sikur kosovarët më 1998-1999, Goncharenko tha se ukrainasit po luftojnë për pavarësinë e tyre.
“Ne ndjehemi shumë të afërt me ju, sepse edhe kosovarët kanë kaluar nëpër gjenocid. Ukrainasit janë duke kaluar nëpër këtë tani. Kosovarët kanë luftuar për pavarësinë e tyre dhe ne tani jemi duke luftuar për pavarësinë tonë”, tha ai.
Deputeti më 5 gusht e kishte dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë, përmes së cilës kërkonte që vendi i tij ta njohë pavarësinë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në Banka zvicerane UBS do të jetë në gjendje të zgjerojë shërbimet e saj për klientët në... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë











