Kosova
Deputetja britanike: Kishat ortodokse serbe kontrabandojnë armë nga Serbia në Kosovë
Deputetja britanike Alicia Kearns është shprehur se kishat ortodokse të Kosovës po kontrabandohet armatim nga Serbia, përmes autoambulancave.
“Qeveria është e vetëdijshme, dhe ushtarët tanë të sapokthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armatim që kontrabandohet nga kufiri prej Serbisë në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tanë janë në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje dhe t’i kapin, leja zgjatet shumë. Deri në momentin që sigurohet leja – ‘befasishëm’ – një ambulancë u paraqit në kishë dhe nxori përsëri të gjitha armët”, ka thënë Kearns.
Tutje ajo ka thënë se është e shqetësuar me faktin se Britania e Madhe i shet armatim Serbisë, siç tha ajo për vepra si kidnapimi i tre policëve të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Kërkoj që të ndalen të gjitha eksportet drejt Serbisë”, ka thënë ajo.
Kearns ka kërkuar që mandatit të KFOR-it t’i zgjerohet mandati për të pasur qasje më proaktive në luftimin e kontrabandimit të armëve dhe milicive në veri të Kosovës.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













