CH-Ballkani
“Der Spiegel”: BE-ja forcon kontrollin e kufirit verior të Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë
Agjencia kufitare evropiane Frontex ka në plan të rrisë kontrollin e kufijve të Greqisë në Shqipëri dhe Maqedoni, për shkak të frikës së shfuqizimit të mundshëm të marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Turqisë për të ndaluar rrjedhjen e emigrantëve, pohon gazeta gjermane “Der Spiegel”, përcjell albinfo.ch.
Sipas gazetës, Frontex gjatë janarit dhe shkurtit do të forcojë kontrollin kufitar, duke dërguar 60 pjesëtarë të saj, të cilët do të jenë të vendosur përgjatë kufijve të Greqisë me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Këta dy kufijtë e misionit të punonjësve të policisë kufitare evropiane, sipas ekspertëve, janë tregues të rritjes së frikës në Bruksel se Ankaraja mund të anulojë marrëveshjen me BE-në për të ndaluar emigrantët, të cilat eventualisht mund të krijojnë valë të re refugjatësh prej dhjetëra-mijëra njerëzish, të cilët do të përpiqen të arrijnë në Evropën Perëndimore.
Sipas “Der Spiegel”, anëtarët e rinj të Frontex do të përfshihen në kontrollet e pasaportave në pikat kufitare dhe në patrullimin përgjatë kufirit për të parandaluar kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Greqia në të dy vendet fqinje.
Megjithatë, javën e kaluar një ekip i përfaqësuesve të Frontex-it dhe policisë greke kanë inspektuar zonat kufitare, thekson “Spiegel”, duke shtuar se plani parasheh hapjen e dy qendrave operative të Agjencisë Evropiane.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











