Lajme
Der Spiegel:Përpjekje për puç në Kosovë
Tri vjet pas shpalljes së pavarësisë veteranët e ish-UÇK-së e mbajnë fuqishëm pushtetin në shtetin më të ri të Evropës
Kjo trupë dikur kishte luftuar kundër serbëve. Nëse puna shkon sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili edhe vetë ka qenë njëri nga eksponentët e UÇK-së, organizata pasardhëse – Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK)me 2500 pjesëtarë – do duhej të merrte së shpejti madje edhe funksione policore.
“Ky do të ishte qartë një puç”, ka thënë për javoren Der Spiegel një përfaqësues i lartë i trupave paqeruajtëse të KFOR-it.
Në fakt, trupat e sigurisë do duhej të vepronin si një lloj organizate për ndihmë teknike. Megjithatë, trupat e FSK-së mund të bartin armë të lehta dhe me qejf sillen si “ushtri” e Kosovës.
Së fundi, në shtypin kosovar u përvijua një memorandum, të cilin e kishin nënshkruar Rexhepi dhe ministri i FSK-së, Agim Çeku.
Në nenin 3 thuhet se FSK-ja në të ardhmen mund të ndërhyjnë në rast trazirash dhe madje të kontrollojnë persona.
Nëse miratohen këto rregulla, atëherë elita e vjetër e UÇK-së do të krijonte një instrument plotësues të pushtetit.
Kuvendi i Kosovës i ka ftuar të dy ministrat – dhe ata u ngutën të minimizojnë planet e tyre. Bashkësia ndërkombëtare është gjithsesi e zemëruar.
Para disa ditësh Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ngriu një pagesë prej 87 milionë eurosh, sepse kryeministri dhe komandanti i dikurshëm i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk po u përmbahet kushteve të kursimit.
“Edhe më tutje janë aktuale akuzat se ai ka qenë i përfshirë në tregtinë me organe të armiqve të vrarë. Po ashtu bisedime mbi statusin e Kosovës veriore të banuar kryesisht me serbë po zhvillohen ngadalë, mes tjerash për shkak se udhëheqja në Prishtinë refuzon të bëjë kompromise”, shkruan Der Spiegel.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










