Lajme
Dërgesat e mërgimtarëve pritet të arrijnë mbi 1 miliard euro ne fund të vitit
Përveç dërgesave të rregullta, mërgimtarët kontribuojnë edhe me forma të tjera në Kosovë, gjithashtu shumë domethënese, siç janë investimet e tyre për qëllime private, por edhe shpenzimet e karakterit tjetër
Me gjithë kontributin e diasporës në konsumin e përgjithshëm të familjeve kosovare, ka ardhur koha që potenciali financiar i diasporës të kthehet në investime kapitale, me efekt të gjenerimit të vendeve të punës dhe rritjes së eksportit të prodhimeve kosovare. Sipas studimeve të ndryshme, për orientimin e remitencave në investime, Kosova duhet të ndërtojë një mjedis biznesor të favorshëm për investitorë të huajë e nga diaspora. Natyrisht se një kthim i tillë nuk është as i lehtë e as i mundshëm shpejt, por gjithsesi duhet të artikulohet si objektiv i së ardhmes.
Tashmë dihet se remitencat nga diaspora këtë vit kanë shënuar një trend rritës dhe pritet që deri në fund të vitit të arrijnë mbi 1 miliard euro, transmeton albinfo.ch.
Referuar të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në tremujorin e parë të këtij viti remitencat kanë arritur shumën 250 milionë euro, ose rreth 60 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Pavarësisht nga panedima, remitencat më 2020 shënuan rritje 120 milionë më shumë se në vitin 2019.
Ndërsa, sipas Instituti Riinvest, në 10 vjetët e fundit, remitencat kanë arritur vlerën mbi 7 miliardë euro.
Visar Vokrri, drejtor programor në Institutin Riinvest, thotë se sipas kalkulimeve që janë bërë, vlera ose kontributi i diasporës, përveç remitencave për gjatë një viti kalendarik, është edhe më i madh me shpenzime dhe investime.
“Vlera e remitencave besoj që do të kalojë 1 miliardëshin këtë vit, pasi kohëve të fundit po shohim edhe lirim të masave sa i përket lëvizjes së qytetarëve, prandaj besoj që këtë vit, në këta muajt e verës do të kemi një fluks të diasporës në Kosovë dhe kësisoj besoj që kontributi i tyre do të vazhdoj ashtu siç ka qenë ndoshta edhe më i madh për ekonominë e Kosovës…Unë nuk dua ta reduktoj kontributin e diasporës vetëm në remitenca. Mirëpo nëse flasim vetëm për remitenca të paktën për ato që janë raportuar nga institucionet e thirrura, në dhjetë vjetët e fundit diku vetëm vlera e remitencave arrin në 7 miliardë euro të dërguara nga diaspora. Mirëpo kontributi i diasporës nuk mund të futet vetëm në remitenca”, thekson Vokrri.
Vokrri po ashtu thotë se pjesa dërmuese e remitencave shkojnë në konsum ditor, ani pse sipas tij, në këto vitet e fundit ka pasur edhe disa investime të mëdha nga diaspora në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Për këtë, sipas Vokrrit diaspora duhet të trajtohet me një ligj të veçantë.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës me anë të një vendimi sikur vitin e kaluar synon t’i nxitë bashkatdhetarët që të vizitojnë Kosovën. Në mbledhjen e fundit të ekzekutivit të udhëhequr nga kryeministri Kurti është marrë vendim që të mbulohen shpenzimet policës kufitare ne vlerë deri 6 milionë euro për bashkatdhetarët. /KP
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












