Maqedonia
Në kërkim të një kandidati të përbashkët për president të Maqedonisë
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti janë dakord për kandidat të përbashkët presidencial, por për një gjë të tillë do të vendosin organet e partisë.
Kështu thanë pas takimi kreu i LSDM-së dhe ai i BDI-së. Kryeministri Zaev tha se angazhohet që kandidati t’i përfaqësojë të gjitha bashkësitë etnike në vend. Partnerët qeveritarë do të kryqëzojnë edhe anketat brenda partiake për kandidatët presidencialë.
“Analizat dhe anketat që i bëjmë të gjithë këtë periudhë, u morëm vesh që mes vete t’i ndajmë, për shkak se të gjitha subjektet politike bëjnë anketa dhe analiza. Këto analiza do t’i kemi si ndihmë të madhe për gjetjen e kandidatit pas të cilit do të qëndrojnë edhe maqedonasit, edhe shqiptarët edhe bashkësitë me numër më të vogël në shtet, por edhe të gjitha kategoritë sociale të qytetarëve. Besoj edhe udhëheqësitë e subjekteve politike”- pohoi Zoran Zaev, kryemininistër.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, vlerësoi se kandidati konsensual është në të mirë të vendit, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Sigurisht konsultat vazhdojnë dhe në të mirë të vendit është që ai kandidat i cili do të ketë përkrahjen e shumicës së palëve që dialogojnë të dalë nga ky vullnet”- tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Lidhur me gatishmërinë e kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, që të jetë kandidate konsensuale edhe e LSDM-së, për Zoran Zaevin është e papranueshme.
Menjëherë do të them. Nuk është e pranueshme. Ajo është jashtë çdo koncepti të mundshëm në të cilin është shumicë e madhe e qytetarëve. Nuk dha në asnjë segment një mbështetje në atë të cilën e gjithë Bota sot e mbështet dhe numër shumë i madh i qytetarëve e mbështesin”- theksoi Zoran Zaev, kryeminitër.
Duke marrë parasysh afatet për dorëzimin e kandidaturave, Zaev tha se më së voni deri në fund të javës, partitë duhet të dalin me qëndrime nëse do të shkojnë me kandidat të përbashkët ose jo. Ndërsa deri në fillim të javës tjetër të dihet edhe emri eventual i kandidatit. Kjo për shkak se më 3 mars LSDM ka edhe kongresin e partisë ku do të merret vendimi përfundimtar. I pyetur se nëse eventualisht nuk gjendet kandidati konsensual, a do të kandidojë vetë, Zaev u përgjigj se si ekonomist është i fokusuar në zhvillimin e vendit. Edhe Ahmeti i rekomandoi që të mos kandidohet.
E-Diaspora
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person












