Lajme
Deri më 4 gusht, shtatzënat lirohen nga puna
Temperaturat e larta kanë shqetësuar autoritetet e Maqedonisë të cilat kanë marrë vendim që deri më 4 gusht, të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë mbi 60 vjet
Në Ballkan sot po shënohen temperatura më e lartë e ditëve të verës, duke kaluar në 40 gradë. Kjo temperaturë ka shqetësuar autoritetet e Maqedonisë të cilat kanë marrë vendim që deri më 4 gusht, të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë mbi 60 vjet, ndërsa ndërtimtarët duhet t’i largohen ekspozimit të diellit nga 12 deri në orën 17.
Siç raportojnë mediat në Shkup, sot në Maqedoni do të jetë dita me e nxehtë gjatë kësaj vere. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 15 deri 22 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 34 deri 41 gradë Celsius.
Sipas një vendimi që ka nxjerrë Ministra e Shëndetësisë në Maqedoni, deri më 4 gusht do të vazhdojnë të vlejnë rekomandimet për lirimin nga obligimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronik mbi 60 vjet. Sipas kësaj ministre deri në fund të javës do të vazhdojnë temperaturat e larta mbi 40 gradë.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












