Bota
Dështimi i marrëveshjes SHBA-Iran, rritet sërish çmimi i naftës
Nafta Brent, që shërben si referenca globale, u rrit me 7.3% duke mbërritur në 102.30 dollarë
Ndikoi menjëherë në tregjet botërore të energjisë dështimi i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit.
Pasi bisedimet përfunduan këtë fundjavë pa një marrëveshje të re dhe Presidenti Donald Trump tha se do të bllokonte portet iraniane, çmimi i naftës kapërceu sërish 100 dollarët për fuçi.
Nafta Brent, që shërben si referenca globale, u rrit me 7.3% duke mbërritur në 102.30 dollarë.
Arsyeja e luhatjeve të fundit në tregje ishte fakti se dështimi i negociatave gjatë fundjavës ka rritur shqetësimet se kriza globale e energjisë do të thellohet, transmeton albinfo.ch.
Vetëm pak ditë më parë, çmimi ra ndjeshëm nën nivelin e 100 dollarëve pasi Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord për një armëpushim të kushtëzuar dyjavor, që përfshinte hapjen e rrugës së rëndësishme detare tregtare, Ngushticës së Hormuzit.
Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon një e pesta e furnizimeve energjetike botërore, është kthyer në pikën më të ndjeshme të konfliktit pasi Teherani zgjodhi t`i kundërpërgjigjej sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit me kërcënimin se do të sulmonte anijet që të përdornin kanalin e rëndësishëm ujor.
Lëvizja atje ka qenë kryesisht e pezulluar që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, megjithëse disa vende si India dhe Malajzia kanë negociuar kalim të sigurt për anijet e tyre. Mjaftoi kjo ndërprerje që çmimet e energjisë të rriteshin në mbarë botën.
Ekonomisti Chua Yeow Hwee nga Universiteti Teknologjik Nanyang në Singapor, u shpreh se “çmimet ka të ngjarë të mbeten të larta sepse pritshmëritë tani varen nga fakti nëse bllokada do të zbatohet plotësisht, nëse ndërprerjet e transportit do të përhapen dhe nëse përpjekjet diplomatike do të rifillojnë,” tha ai.
E-Diaspora
-
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes Një helikopter shpëtimi e transportoi fëmijën me helikopter në spital ndërsa utoambulancat transportuan të rriturit... -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Bischofsheim pranë Wiesbaden-it
Jeta në Zvicër
-
Shkencëtarët do të shkaktojnë tërmete artificiale në Ticino Studiuesit po përgatiten të krijojnë tërmete artificiale në një laborator nëntokësor në Bedretto, në kantonin jugor... -
Komuniteti zviceran jashtë vendit u rrit me 1.4 për qind në vitin 2025 -
Zug kryeson në Zvicër: 11.9% e veturave janë elektrike -
Berna përgatitet për mungesë karburanti, rrezik për verën -
“Zvicra si Dubai i ri?” – Interes në rritje nga milionerët dhe bizneset













