Shkurt.ch
Dështon fuzionimi në Jura
Ishte planifikuar që përmes bashkimit, në qarkun Freibergen të bëhej një komunë e re me rreth 10 mijë banorë
Ka dështuar dje përpjekja për fuzionimin e 13 komunave me qarkun Freibergen të kantonit Jura. Kjo për faktin se 11 komuna kanë votuar kundër këtij bashkimi.
Ishte planifikuar që përmes bashkimit të përmendur, në qarkun Freibergen të bëhej një komunë e re me rreth 10 mijë banorë. Bashkëngjitja, në rast të votimit pozitiv, do të realizohej në vitin e ardhshëm.
Ndërsa kundërshtarët e fuzionimit kishin qenë të mendimit se projekti parashihte kohë tepër të shkurtë për realizimin e fuzionimit. Ata po ashtu kishin shprehur frikën nga humbja e identitetit me rastin e fuzionimit.
Pjesëmarrja në votim ka qenë shumë e lartë, afërsisht 75%. Ndërkaq në komunën Les Enfers madje 94.9%.
E-Diaspora
-
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka Ekspozita e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington sjell fotografi që pasqyrojnë sakrificën, rezistencën dhe... -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale











