Maqedonia
Dështon përpjekja e VMRO-DPMNE-së për ta rrëzuar qeverinë
Opozita në Maqedoni ka dështuar në përpjekjen e tyre për ta rrëzuar qeverinë e kryeministrit Zaev. Ata nuk arritën më shumë se 40 vota në mocionin e mosbesimit që u mbajt mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë.
62 deputetë votuan kundër rrëzimit të qeverisë e dy të tjerë abstenuan, përcjell albinfo.ch.
VMRO-DPMNE-ja e paraqiti mocionin e mosbesimit me arsyetimin e dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë dhe paaftësisë së partnerëve të koalicionit qeverisës LSDM-BDI për udhëheqjen e institucioneve. Gjatë debatit të nxehtë në disa momente në Kuvend, opozita akuzoi se pushteti punon vetëm për interesat partiake dhe se në muajt e kaluar nuk ka realizuar asnjë projekt dhe asnjë reformë të premtuar para zgjedhjeve.
Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje opozitës për konstruktivitet në interes të shtetit dhe në prag të proceseve euro integruese.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













