Lajme
Dështon “puçi” i SVP-së: Parlamenti vendos kundër hapjes së restoranteve më 22 mars
Në fund, vendimi ishte relativisht i qartë: 121 votuan kundër dhe vetëm 69 pro. Katër deputetë abstenuan
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, pas një debati që ka zgjatur mbi 9 orë hoqi nga rendi i ditës hapjen e restoraneteve më 22 mars.
Hapjen e kishin kërkuar komisioni për ekonomi dhe partitë e djathta ndërsa në veçanti në këtë drejtim ishte ekspozuar SVP-ja.
Në fund, vendimi ishte relativisht i qartë: 121 votuan kundër dhe vetëm 69 pro. Katër deputetë abstenuan.
Po ashtu edhe paragrafi përkatës në ligjin Covid-19, i cili kërkonte “heqjen qafe” të task forcës shkencore, është refuzuar, me 116 kundër dhe 78 vota pro, transmeton albinfo.ch. Vetëm SVP dhe një pakicë nga partitë CVP dhe FDP ishin në favor.
Të hënën, pra, sot, parlamenti po diskutonte ligjin për Covid-19. SVP dëshironte që, kundër Këshillit Federal, në ligj të fusë datën e hapjes së restoranteve, që do të ishte 22 marsi. Por “Grushtshteti” i saj doli i pasuksesshëm.
Si qendra (CVP) ashtu edhe liberalët (FDP) tani u kthyen kundër SVP dhe janë shprehur kundër një date fikse të hapjes, e cila do të futej në ligjin zviceran të Covidit.
Gjithashtu dështon edhe hapja e poligoneve të qitjes
Komisioni Ekonomik donte të përcaktojë në një paragraf të ligjit Covid-19 që poligonet e qitjes, në mënyrë analoge me restorantet, mund të hapeshin më 22 mars – pavarësisht nga situata epidemiologjike, përcjell albinfo.ch. Ky paragraf dështoi edhe më qartë sesa ai i hapjes së restoranteve.
Vetëm 58 deputetë ranë dakord për këtë. Pra, praktikisht vetëm grupi parlamentar i SVP-së.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










