Bota
Dështon samiti i BE-së, nuk ka marrëveshje për buxhetin
Samiti i BE-së për buxhetin përfundoi pa marrëveshje, pas një përplasjeje mes anëtarëve të pasur dhe vendeve të tjera.
Danimarka, Austria, Suedia dhe Holanda thanë se nuk do të pranonin një buxhet prej më shumë se 1 për qind të GDP të bllokut. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se kjo dëshmonte se blloku nuk kishte nevojë për Britaninë e Madhe për të treguar mungesën e unitetit.
Brexiti la një boshllëk prej 75 miliardë eurosh në buxhetin shtatëvjeçar të BE-së. Britania e Madhe ishte një kontribuese neto në BE.
Buxheti aktual i BE-së skadon në fund të këtij viti dhe ai i radhës do të mbulojë periudhën 2021 – 2027. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pohoi se bisedimet ishin ndërprerë për shkak se dallimet ishin shumë të mëdha, por paralajmëroi se liderët do të duhet t’i rikthehen subjektit.
Makron ndërkohë kritikoi vendet që, sipas tij, kishin krijuar koalicione bllokuese.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike










