Kosova
Dështon votimi i draft-rregullores së Kuvendit të Kosovës
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një orë vonesë në mungesë të kuorumit.
Ndërsa, ka dështuar votimi i draft-rregullores së Kuvendit, pasi që në seancë kanë qenë vetëm 70 deputetë, derisa për kalimin e saj nevojiten votat e 2/3 të deputetëve.
Kjo është legjislatura e tretë me radhë që po dështon të kalojë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Në rend dite, mes tjerash kanë qenë edhe zgjedhja e kryesuesit të ZRRE-së, një anëtari të bordit të RTK-së dhe një nga komunitetit serb, dhe një anëtari të KPM-së.
Nga 88 votat e numëruara për kryesues të ZRRE-së, votimi do të përsëritet për kandidatët Petrit Pepaj dhe Bekim Jakupi, që morën më shumë vota se kundërkandidatët e tyre.
Ndërsa, konkursi do të përsëritet për një anëtar bordi të RTK-së nga komunitetet shumicë, pasi nga dy kandidatët, Labeat Abdullahu dhe Doruntina Çeku, asnjëri nuk mori shumicën e nevojshme.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













