Lajme
Kosovë: Miratohet projektligji për buxhetin
Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten projektligjin për rishikim të buxhetit për vitin 2020.
Me rishikimin e buxhetit të vitit 2020 janë mobilizuar mbi 600 milionë euro, prej tyre 232 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave tatimore dhe 385 milionë euro për zbatim të plotë të Pakos Emergjente Fiskale dhe të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Këto mjete janë ndarë për të zbutur problemet ekonomike dhe sociale që janë shkaktuar nga masat që Qeveria e Kosovës ka marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Por, deputetët votuan kundër amendamenteve që synonin rritjen e pagës për profesionistët e shëndetësisë, zyrtarët policorë dhe inspektorët.
Ligjvënësit po ashtu nuk kanë miratuar edhe as propozimet e kryeparlamentares Vjosa Osmani për blerje të maskave dhe blerje të vaksinave për të moshuarit mbi moshën 65-vjeçare.
Përfaqësuesit e bizneseve në vazhdimësi u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejt të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike, pasi që çdo vonesë do të sillte probleme më të mëdha për bizneset dhe rrezik të falimentimit të tyre.
Sipas parashikimeve të mekanizmave ndërkombëtarë, ekonomia e Kosovës mund të shënojë rënie ekonomike mbi 5 për qind.
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025














