Lajme
Filantropi Lazim Destani ndihmon familjet në nevojë në Maqedoni
"Në këtë periudhë pandemie, solidarizimi me familjet në nevojë është detyrim i gjithkujt që e ka këtë mundësi.", ka deklaruar Lazim Destani.
Filantropi Lazim Destani, si gjithmonë edhe këtë vit, u del në ndihmë familjeve në nevojë, sidomos në këtë periudhë kur Covid-19 e ka rënduar akoma më shumë situatën. Ai ka ndihmuar familjet në nevojë në Tetovë me rrethinë. Lajmin e ka bërë të ditur vet ai në rrjetet sociale duke u bërë thirrje edhe bisnismenëve tjerë në diasporë që t’i bashkangjiten aksionit bamirës për të ndihmuar vendlindjen në kohën e pandemisë, shkruan albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
“Në këtë periudhë pandemie, solidarizimi me familjet në nevojë është detyrim i gjithkujt që e ka këtë mundësi. Më vjen mirë kur shikoj se shumë kompani e biznesmenë, fondacione e organizata humanitare, si në diasporë ashtu dhe në trojet tona, janë mobilizuar dhe po u dalin në ndihmë familjeve në nevojë.
Në kuadër të donacioneve të biznesit tonë familjar, përmes një aksioni të ndërmarrë këto ditë dhuruam mijëra kuponë që po u shpërndahen familjeve në nevojë në qytetin e Tetovës dhe në komunat përreth. Këto letra me vlerë do t’u shërbejnë atyre për t’u furnizuar me artikujt e nevojshëm ushqimorë dhe higjienik.
Me këtë rast po e theksoj se përmes këtij postimi dua t’i jap një impuls të ri ftesës drejtuar bizneseve, kudo qofshin ato, të jenë sa më pranë këtyre familjeve pasi në këto momente të vështira, shpresa e tyre jemi ne. Realizimi i ndihmave duke blerë produkte vendore është ndihmë gjithashtu edhe për prodhuesit dhe ekonominë e vendit. Duke i mbështetur familjet në nevojë, e duke i zbatuar me disiplinë masat kundër koronavirusit, do ta kalojmë më lehtë e do ta mposhtim shpejt pandeminë.”
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare










