Sport
Destani premton 500 mijë euro për Shkëndijën
“Kam sjellë vendim për të dhënë premio të veçantë në vlerë prej 500 000 euro për eliminimin e Gentit pra me të vetmin qëllim sepse unë besoj se ju jeni të denjë ta kaloni edhe këtë sfidë dhe ta shkruani historinë”, përfundoi Destani
Lazim Destani i bëri vizitë skuadrës së Shkëndijës në Gent të Belgjikës, para ndeshjes së parë të “Play-offit” të Ligës së Evropës. Gjatë kësaj vizite ai realizoi një takim me futbollistët dhe stafin teknik në bazën e ekipit në Gent, ku shprehu kënaqësinë e tij për sukseset historike të klubit në eliminatoret e Ligës së Evropës, shkruan albinfo.ch.
Ai gjithashtu potencoi se kjo ecuri e shkëlqyeshme e ekipit në Evropë është në përputhje me synimet dhe planet për ngritjen e Shkëndijës në një klub të nivelit evropian.
Me këtë rast Destani ka inkurajuar futbollistët për ta dhënë më të mirën edhe në dy sfidat e radhës me Gentin në fazën e “Play-offit” për inkuadrim në grupet e kësaj gare.
“Vetë fakti që nesër luajmë në zemër të Evropës flet shumë. Flet shumë për rolin e sportit në përfaqësimin e vlerave të shoqërisë sonë të cilat nuk dallojnë nga ato evropianë dhe ju jeni ambasadorët më të mirë të këtyre vlerave të shoqërisë sonë. Kjo është arsyeja që të gjithë tifozët dhe sportdashësit në Maqedoni dhe sigurisht edhe më gjerë, në këto momente i kanë drejtuar sytë nga ju dhe janë me ju! Ju deri më tani i bëtë ata të mburren, por unë jam më se i bindur se ju do ta rritni edhe më shumë krenarinë e tyre”, tha Destani para lojtarëve dhe stafit teknik.
“Kam besim të plotë në përgatitjen dhe përkushtimin tuaj për ta kapërcyer edhe këtë sfidë të play-offit. Prandaj, le t’i japim të gjitha forcat për ta jetësuar, siç thonë përkrahësit tuaj më të fuqishëm ‘Ballistët’, ‘hap pas hapi shkruhet historia”, vazhdoi ai.
Destani në fund kumtoi një befasi të përgatitur për lojtarët në këtë fazë vendimtare të play-offit të Liga Evropës.
“Kam sjellë vendim për të dhënë premio të veçantë në vlerë prej 500 000 euro për eliminimin e Gentit pra me të vetmin qëllim sepse unë besoj se ju jeni të denjë ta kaloni edhe këtë sfidë dhe ta shkruani historinë”, përfundoi Destani.
Vizita e Lazim Destanit i ka gëzuar futbollistët, në emër të të cilëve kapiteni Ferhan Hasani premtoi maksimumin për prezantim sa më të denjë në përballjet me Gentin.
Ndërkohë pas takimit me futbollistët, Destani ka ndarë kohë për ta takuar ekipin e gazetarëve që kishin arritur në Belgjikë për ta ndjekur nga afër takimin Gent-Shkëndija që luhet të enjten në orën 20:30.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












