Lajme
Destinacionet më të ngarkuara ajrore
Keni vëzhguar ndonjëherë tabelat e nisjes së fluturimeve në aeroport, duke parë të njëjtat vende që shfaqen vazhdimisht, dhe të keni pyetur veten se cila rrugë ajrore ndërkombëtare ka trafikun më të madh të fluturimeve në botë? Një studim i kohëve të fundit nga firma që analizon fluturimet, OAG, ka zbuluar pikërisht përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje.
Duke shtuar edhe numrin e vendeve të rezervuara në muaj për secilin fluturim, OAG ka shpallur rrugët ajrore më të ngarkuara në botë në vitin 2022 dhe në vendin e parë nuk është domosdoshmërisht ajo që ju prisni.
Linja ajrore midis kryeqytetit egjiptian të Kajros dhe qytetit portual të Arabisë Saudite, Jeddah, zuri vendin e parë, me mbi 3.2 milionë pasagjerë që e kanë bërë këtë udhëtim gjatë vitit të fundit.
Në vitin 2019 (viti i fundit që trafiku ajror ishte në nivele të krahasueshme), lista e rrugëve ajrore me trafikun më të madh të fluturimeve dukej shumë, shumë ndryshe. Tetë nga dhjetë rrugët ajrore me trafikun më të madh në botë për vitin 2019 ishin në Azi, dhe vendin e parë e zinin fluturimet midis Kuala Lumpur dhe Singaporit.
Azia ka rënë në renditje kryesisht për shkak të rimëkëmbjes së ngadaltë pas pandemisë. Jo vetëm që Kina është ende kryesisht e mbyllur për udhëtarët ndërkombëtarë, por Japonia, Hong Kongu dhe Koreja e Jugut nuk po mirëpresin ende vizitorë në të njëjtat nivele si më parë.
Megjithatë, mund të gjeni disa probleme në metodologjinë e përdour nga OAG. Përcaktimi i këtyre rezultateve duke u bazuar te vendet e rezervuara dhe jo te numri aktual i pasagjerëve përbën një problem, pasi shumë avionë mund të fluturojnë ndërmjet dy destinacioneve, duke mos pasur vërtet numrin e planifikuar të pasagjerëve në bord.
Thënë kjo, vendet e rezervuara gjithsesi mbeten një tregues relativisht i mirë i trafikut të përgjithshëm.
Më poshtë janë dhjetë rrugët ajrore me trafikun më të madh në botë për momentin, së bashku me numrin e vendeve të rezervuara për këto fluturime gjatë 12 muajve të fundit.
Kajro – Jeddah (3,234,683 vende)
Dubai – Riad (3,191,090 vende)
London Heathrow – New York JFK (2,848,044 vende)
London Heathrow – Dubai (2,697,593 vende)
Kuala Lumpur – Singapor (2,443,176 vende)
Dubai – Jeddah (2,425,930 vende)
Orlando – San Juan (2,099,234 vende)
Dubai – Mumbai (1,977,537 vende)
Kajro – Riad (1,913,991 vende)
Dubai – Delhi (1,898,749 vende). / Time Out
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit











