Bota
Destinacionet për dimër: Në listë, dy qytete austriake
Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet sezonale dhe një histori e pasur kulturore, e bëjnë Vjenën një vend me vlerë për t’u eksploruar
Kompania e trageteve DFDS ka analizuar të dhënat e kërkimit në Google dhe ka zbuluar destinacionet kryesore evropiane për këtë dimër.
Vjenë
Qyteti i dytë austriak në listë, dhe është e lehtë të kuptosh pse.
Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet sezonale dhe një histori e pasur kulturore, e bëjnë Vjenën një vend me vlerë për t’u eksploruar.
Pavarësisht të ftohtit dhe borës, Vjena është një qytet që lulëzon gjatë muajve të dimrit. Do të gjeni se gjithçka është e hapur dhe një atmosferë mikpritëse.
Disa nga gjërat më të mira për të bërë në qytet në muajt e dimrit, përfshijnë patinazh në akull në sheshin e madh përpara Rathaus ose vizita në Pallatin Hofburg.
Pallati Hofburg dikur ishte shtëpia e pushimeve dimërore të familjes mbretërore austriake, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Salzburg
Salzburgu ndodhet në Austri, por kufizohet me Gjermaninë, dhe kur imagjinoni një parajsë evropiane me dëborë në dimër, ky është qyteti që duhet t’ju vijë në mendje.
Është një vend përrallor, me çati të mbuluara me borë dhe gjatë dhjetorit, dhe me tregun e njohur të Krishtlindjeve.
Në fakt, Salzburg Christkindlmarkt është një nga tregjet më të vjetra të Krishtlindjeve në Evropë.
Krakov
Krakov në Poloni është një qytet i mrekullueshëm dhe ekonomik për t’u vizituar, por ka shumë më tepër për të ofruar sesa thjesht hotele dhe restorante të lira.
Qyteti i vjetër është mahnitës dhe nuk do të keni nevojë për transport publik, pasi është shumë e lehtë të eksploroni qytetin në këmbë.
Tromso
I vendosur në Norvegjinë veriore, Tromso është qyteti më i madh afër Rrethit Arktik.
Dimri në Tromso fillon herët dhe zgjat për një kohë të gjatë. Por, nuk është një dimër i zymtë. Ju mund të shijoni ngjyrat arktike dhe netët polare të akullta.
Arsyeja kryesore për të vizituar Tromso në dimër? Qyteti është vendi më i mirë për të parë Dritat e Veriut, Aurora Borealis.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












