Lajme
OBSH paralajmëron për përhapje të shpejtë të Ebolës në Kongo
Organizata Botërore e Shëndetësisë me seli në Gjenevë paralajmëron se shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po përhapet me shpejtësi. Kjo ka rezultuar në pothuajse 750 raste të dyshuara dhe 177 vdekje të dyshuara.
Gjithashtu, 82 infeksione janë konfirmuar, tha të premten në rrjetet sociale Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ne e dimë që epidemia në RDK është shumë më serioze”, shtoi ai.
Në Ugandë, situata është e qëndrueshme, me dy raste të konfirmuara dhe një vdekje.
Një amerikan ka rezultuar pozitiv, dhe një rast tjetër, një kontakt shumë i ekspozuar, është transferuar në Republikën Çeke.
Dhuna në RDK-në lindore dhe mungesa e sigurisë po pengojnë reagimin, shpjegoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) tha të premten se epidemia mund të jetë ende e kufizuar. Por ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, u tha një zyrtar gazetarëve, transmeton albinfo.ch.
Ebola është një virus shpesh fatal që shkakton ethe, dhimbje trupi, të vjella dhe diarre. Përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të personave të infektuar, materialeve të kontaminuara ose personave që kanë vdekur nga sëmundja.
Lloji Bundibugyo i Ebolës, për të cilin nuk ka vaksinë ose trajtim të miratuar, u shpall një emergjencë me shqetësim ndërkombëtar nga OBSH të dielën.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Marrëveshjet Zvicër-BE mund të jenë subjekt i shumicës së dyfishtë të popullit dhe kantoneve Paketa e marrëveshjeve Zvicër-BE duhet të ankorohet në Kushtetutën Federale nëpërmjet një dispozite kalimtare. Komiteti Kombëtar... -
Gruaja zvicerane vdes pas një aksidenti me furgon shpërndarjeje pa shofer në Cyrih -
Sulmuan një turist në Locarno, katër të arrestuar -
Niset peticion në Zvicër kundër antenave Starlink -
Aeroportet zvicerane shënuan një rekord prej 13.3 milionë pasagjerësh në tremujorin e parë













