Kosova
Detaje nga aksidenti tragjik në Hungari
Mbrëmë në Hungari ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy të rinj kosovarë kanë humbur jetën, përcjell albinfo.ch.
Viktimat janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi.
Xhaxhai i Kushtrimit, Bashkimi, ka dhënë detaje nga rasti.
Ai ka treguar se vetura në të cilën gjendeshin tashmë dy viktimat, si pasojë e aksidentit ka marrë flakë, me ç’rast Jetmiri, i cili ishte dhëndri i Kushtrimit, është djegur bashkë me dokumentet e tij, kurse Kushtrimi ka vdekur gjatë rrugës për në spital.
Kushtrimi pas vetes ka lënë një vajzë katërmuajshe, kurse Jetmir një djalë 1-vjeç.
Bashkimi tha se kufomat janë ende në Hungari dhe se nuk ka shumë informacione se si ka ndodhur aksidenti.
Ai tha se Kushtrimi dhe Jetmiri kanë qenë duke ardhur në Kosovë, në kohën kur ka ndodhur aksidenti, ndërsa në Kosovë ka qenë duke i pritur djali i tij (i Bashkimit), bashkë me një grup studentësh nga Gjermania, për të bërë shëtitje nëpër vende historike në Shqipëri e Kosovë.
Bashkimi ka bërë edhe një postim në Facebook, ku ka njoftuar mbi aksidentin.
“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë! Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar. Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim, Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë. Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhenetit. Për varrimin do t’ju informojmë me kohë”, shkroi Bashkimi në Facebook.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë Komuna e Crans-Montana ka vendosur të ndajë 1 milion franga zvicerane në mbështetje të viktimave të... -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë












