Shqipëria
Detaje nga grabitja në aeroportin e Rinasit
Një person ka humbur jetën gjatë një grabitjeje që ka ndodhur sot, ku u raportua se u vodhën dy milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Policia njofton se një nga katër hajnat ka mbetur i vrarë, pasi ata kanë shtënë me armë në drejtim të policisë dhe kjo e fundit ka vrarë një prej autorëve.
Mediat në Shqipëri raportojnë se grabitësit kanë marrë shokun e tyre të vrarë me vete dhe më pas e kanë hedhur në rrugë.
Mësohet se në veturën e personave që grabitën shumën e madhe të parave ishte shkruar “hetim tatimor”.
Pasi autorët i kanë dalë para makinës blind dhe kanë marrë paratë që ndodheshin brenda, dyshohet të jenë larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se ata kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.
Policia ka bllokuar aksin rrugor Rinas-Valias dhe ka ngritur postblloqe të shumta.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












