Maqedonia
Detaje nga vrasja e dyfishtë në Shkup
Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kryer ekspertizë në banesën në rrugën “Ruzveltova” ku sipas informacioneve fillestare një 40 vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe gjyshes së tij, njoftojnë nga Prokuroria.
“Prokurori publik për zbardhjen e ngjarjes do të lëshojë urdhër për autopsi të të ndjerëve, si dhe ekspertizë të të gjitha gjurmëve të konstatuara në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike-Shkup, raportojnë mediat shqiptare në Shkup, përcjell albinfo.ch.
“Njoftimi pason informacionin se sot rreth orës 14:40, zyrtarë policorë të stacionit policor Karposh kanë arrestuar 40-vjeçarin M.J. nga Shkupi, për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 në banesë në rrugën “Ruzveltova” me mjet të mprehtë ka sulmuar nënën dhe gjyshen e tij, të moshës rreth 60 dhe 80 vjeç, të cilët nga plagët e marra kanë ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë Veriore.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











