Bota
Detaje tjera nga sulmi në Suedi, bilanci mund të ishte edhe më tragjik
Fillimisht, autoritetet njoftuan për pesë të plagosur, por në një deklaratë disa orë pas sulmit, Policia raportoi për 10 të vdekur
Nxënësit e shkollës, ku ndodhi sulmi me armë këtë të martë në Orebro, kishin zhvilluar më herët gjatë ditës një provim kombëtar.
Mësuesja në shkollën Risbergska, Maria Pegad, ka rrëfyer për mediat vendase se në institucionin arsimor kishte shumë pak nxënës kur ndodhi sulmi, pasi shumica ishin larguar kur përfunduan testimin, shkruajnë mediat e huaja, transmeton albinfo.ch.
Dhjetë persona raportohet se kanë humbur jetën. Mes viktimave, është dhe agresori, sipas autoriteteve.
Një mësuese ka përshkruar çastet e tmerrit kur një person hapi zjarr në shkollën ku po jepte mësim, në Orebro të Suedisë.
54-vjeçarja Maria Pegado tha se një person hapi derën e klasës pas pushimit të drekës dhe duke bërtitur, tha se të gjithë duhej të dilnin jashtë.
“I nxora të gjithë 15 studentët e mi në korridor dhe filluam të vrapojmë. Pastaj dëgjova dy të shtëna, por ia dolëm. Ishim afër hyrjes së shkollës. Pashë njerëz që tërhiqeshin zvarrë të plagosur. E kuptova se ishte shumë serioze”, tha ajo përmes një telefonate për BBC.
Fillimisht, autoritetet njoftuan për pesë të plagosur, por në një deklaratë disa orë pas sulmit, Policia raportoi për 10 të vdekur. Nuk dihen motivet e ngjarjes, megjithatë nuk dyshohet për terrorizëm. Sipas policisë, autori nuk kishte precedent të mëparshëm penal.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih










