Bota
Deti Mesdhe, shpëtojnë më shumë se 2600 njerëz
Nga ujërat e Detit Mesdhe, në afërsi të bregdetit italian, janë shpëtuar të hënën më shumë se 2.600 emigrantë, shkruajnë mediat franceze, përcjell albinfo.ch.
Emigrantët udhëtonin me anije, prej të cilave më e madhja ka qenë me rreth 700 njerëz.
Në operacion kanë marrë pjesë anijet patrulla kufitare, ato të forcave italiane dhe disa anije e barka të organizatave joqeveritare.
Shpëtimi ndodhi në ditën kur shënohet trevjetori i tragjedisë me emigrantë në brigjet e ishullit të Lampeduzës. Në natën mes 2 dhe 3 tetorit 2013, një anije me 500 emigrantë nga Libia ishte përmbytur në ishullin italian. Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e 366 personave, të cilët udhëtonin me anije.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













