E-Diaspora
Dhjetëra mijëra refugjatë kanë gjetur punë në Gjermani
Shumë refugjatë punësohen në sektorin e rrogave të ulta, si në atë të shërbimeve, pastrimin apo shërbimet e sigurisë. Punë që shpesh nuk duan t'i bëjnë gjermanët..
Studiuesi i ekonomisë, Wido Geis që është përgjegjës për Shkollimin, Emigracionin dhe Inovacionin në Institutin Gjerman të Ekonomisë në Köln thotë të jetë sukses që nga viti 2015 rreth 30.000 refugjatë kanë gjetur punë në Gjermani.
“Fakti që kemi më shumë të papunë se sa të punësuar tregon se integrimi i refugjatëve në tregun e punës kërkon më shumë kohë. një studim i Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet për Profesionin të thotë se refugjatët kanë nevojë për rreth 15 vjet deri sa të arrijnë standartin e emigrantëve që kanë ardhur më parë. Nga ana tjetër e dimë se kanë ardhur njerëz me nivel të ulët të kualifikimit profesional. Ekonomia gjermane ka mjaftueshëm forca pune në këtë lloj sektori. Prandaj ndikimi në tregun e punës nuk ka për të qenë pozitiv.”, thotë Geis për DW, përcjell albinfo.ch.
Shumë refugjatë punësohen në sektorin e rrogave të ulta, si në atë të shërbimeve, pastrimin apo shërbimet e sigurisë. Punë që shpesh nuk duan t’i bëjnë gjermanët, megjithatë atyre u ofrohen avantazhe.
„Nëse flasim për refugjatë, të cilëve u njihet azili në bazë të Konventës së Gjenevës, normalisht nuk duhet të kemi pengesa burokratike. Ata janë të barabartë me vendasit- Por tek azilkërkuesit situata është ndryshe. Këtu duhet të provohet njëherë, nëse për një vend pune nuk është gati një kandidat gjerman. Ka përmirësime pas ligjit të integrimit, por në administratë ka ende vështirësi, përsa i përket bashkërendimit mes Zyrës së të Huajve dhe Agjencisë së Punës. Shumica e refugjatëve që kanë ardhur në dy vitet e fundit janë të bllokuar aktualisht, sepse ende presin procedurën e azilit dhe nuk janë njohur ende si azilantë“, thotë më tutje Geis.
Sipas tij, refugjatët duhet të mësojnë gjuhën, të kenë profesionin e duhur dhe të bëjnë ekuivalentimin e diplomave.
Në dy vitet e fundit, sipas statistikave, shënojet rritje e numrit të mjekëve sirianë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani Policia franceze i ndaloi në një kamion që po përgatitej të hipte në traget, ndërsa autoritetet... -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












