Shqipëria
Ndihma të shumta drejt Shqipërisë, ndihmon edhe Spitali Universitar i Bazelit
Në ndihmë atyre u ka ardhur edhe Spitali Universitar i Bazelit. Ky institucion ka sjellë qindra pako me pampersa, qindra të tjera me artikuj të higjienës
Një grup vullnetarësh në Bazel, që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, kanë grumbulluar një sasi të madhe ndihmash me destinim zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri.
Siç e thotë për albinfo.ch njëri nga këta vullnetarë (N.B.) që nuk duan t`u përmenden emrat, me ndihmat e dhuruara janë mbushur dy kamionë me nga 40 tonelata. Bëhet fjalë për veshmbathje, batanie dhe gjësende të tjera, të dhuruara nga qytetarët.
Por në ndihmë atyre u ka ardhur edhe Spitali Univesritar i Bazelit (Universitätsspital Basel). Ky institucion ka sjellë qindra pako me pampersa, qindra të tjera me artikuj të higjienës, pastaj tenda dhe artikuj medicinalë, bën të ditur N.B.
Njëri nga kamionët është nisur sot në orën 12, ndërsa tjetri pritet të niset të hënën pasdite.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana

















