Kosova
Dhjetëra zviceranë të interesuar për të luftuar përkrah Ukrainës, në mesin e tyre edhe shqiptarë
Të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi rekrutimin e ushtarëve të huaj për të luftuar në Ukrainë. Thirrjes iu përgjigjën qytetarë të të gjitha vendeve.
Në Zvicër, 35 persona kanë kontaktuar Ambasadën e Ukrainës në Bernë për t’iu bashkuar këtij legjioni ndërkombëtar, transmeton Albinfo.ch.
Ukraina po trajnon një legjion luftëtarësh femra dhe të huaj për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse që kanë pushtuar vendin. Këtë e bëri të ditur Presidenca ukrainase në një deklaratë të dielën.
“Të gjithë të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen rezistencës ndaj pushtuesve rusë dhe të mbrojnë sigurinë botërore, ftohen nga autoritetet ukrainase të bashkohen me forcat e mbrojtjes”, thuhet aty, duke specifikuar se do të formohet një njësi speciale me emrin “Legion international”. .
Në Zvicër, 35 persona kanë kontaktuar tashmë me ambasadën në Bernë për t’iu bashkuar kësaj njësie.
Sipas informacioneve të Mise au Point, në mesin e këtyre vullnetarëve, tre persona janë të nacionalitetit zviceran. Të tjerët janë banorë të huaj. Në veçanti, ka disa pjesëtarë të diasporës së Kosovës, përcjell tutje Albinfo.ch.
Sipas nenit 94 të Kodit Penal Ushtarak zviceran, një shërbim i tillë është i ndaluar për zviceranët pa pëlqimin e Këshillit Federal, pasi parashihet dënim me gjobë ose heqje lirie për një maksimum prej tre vjetësh.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër










