Bota
Dhjetëvjeçari në Austri kërcënon me vdekje shokët e klasës
Dyshohet se vajzave iu ka thënë se nëse nuk martohen me të, ai do t`i vrasë. Të tjerët i ka kërcënuar me fjalët: "që sot do të shihni gjak gjithandej“. Kërcënimet e tij, nxënësi radikal i ka postuar edhe në Youtube përmes videos
Prindërit nga Komuna Bad Hofgastein e Salzburgut janë të frikësuar për fëmijët e tyre: Një fëmijë dhjetëvjeçar nga Siria, i cili prej tri javësh është duke vijuar shkollimin fillor, po terrorizon shokët e klasës duke i kërcënuar bile edhe me vdekje. Në rrjete sociale ai ka publikuar një video ku shihet duke manovruar me një armë dhe thikë.
Disa prindër janë tubuar të premten për të debatuar me kryebashkiakun austriak Fritz Zettinig në Bad Hofgastein dhe punëtorin administrativ Wolfgang Schnöll. Ata janë të frikësuar për fëmijët e tyre, bile një ditë para pushimit, nuk i kanë lënë të vijojnë mësimin. Arsyeja: Një nxënës dhjetëvjeçar nga Siria, shokët e tij të klasës i ka kërcënuar me vdekje.
Dyshohet se vajzave iu ka thënë se nëse nuk martohen me të, ai do t`i vrasë. Të tjerët i ka kërcënuar me fjalët: “që sot do të shihni gjak gjithandej“. Kërcënimet e tij, nxënësi radikal i ka postuar edhe në Youtube përmes videos. Në këtë video, ai është paraqitur me maska horrori të klounit, me thikë dhe pistoletë. Thikën dhe pistoletën ai i mban përreth kokës, shkruan “Kronen Zeitung”, përcjellë albinfo.ch. Në video gjithashtu mund të vërehet qartë se ai do të vrasë të tjerët.
Shokët e tij të klasës megjithatë kanë frikë, edhe përkundër faktit se pas pushimit do të suspendohet nga shkolla për dy javë. Në këtë ngjarje është involvuar edhe policia, e cila menjëherë e ka hequr videon nga Youtube.
Familja e tij është vendosur në një banesë komunale. Prindërit e tij nuk flasin fare gjermanisht, ndërsa janë prindër të tre fëmijëve dhe aspak nuk janë të interesuar për integrim. Për momentin, vetëm nxënësi dhjetëvjeçar është problematik. Sa herë që duhet të shkojë te drejtoresha, fillimisht “qartet”, duke e goditur murin me kokë. Në profilin e tij në Facebook, mund të vërehet qartë se çfarë qëndrimi ka për gjermanët dhe austriakët.
Nxënësi dhjetëvjeçar më parë kishte vijuar mësimin në Schüttdorf. Edhe atje kishte shkaktuar probleme dhe pikërisht për këtë, ai është transferuar në tjetër shkollë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












