Lajme
DHL pezullon dërgesat globale për konsumatorët në SHBA mbi $800
DHL Express, një degë e Deutsche Post nga Gjermania, njoftoi se do të pezullojë dërgesat globale për konsumatorët që kanë një vlerë mbi 800 dollarë në SHBA, duke filluar nga 21 prilli, për shkak të ndryshimeve të reja në rregulloret doganore të SHBA-së që kanë ngadalësuar procesin e kalimit të doganës.
Në një njoftim në faqen e saj të internetit, që nuk ishte i datuar, por që kishte metadata që tregojnë se ishte përgatitur më 19 prill, DHL njoftoi se këto ndryshime do të ndikojnë në të gjitha dërgesat për konsumatorët individualë që kalojnë vlerën e 800 dollarë. Deri më tani, kufiri ishte 2 500 dollarë, por pas një ndryshimi të bërë më 5 prill, rregullat ndryshuan.
Megjithatë, dërgesat për bizneset nuk do të pezullohen, por mund të hasin vonesa. Dërgesat që janë nën 800 dollarë, pavarësisht nëse janë për individë apo biznese, nuk do të pësojnë ndryshime.
DHL e cilësoi këtë masë si të përkohshme, dhe tha se do të vazhdojë të punojë me klientët për t’i ndihmuar ata të kuptojnë dhe t’i përshtaten ndryshimeve që do të hyjnë në fuqi më 2 maj.
Ky veprim vjen pas një deklarate nga Hongkong Post, e cila njoftoi se kishte pezulluar shërbimet postare për mallrat që dërgohen me anije në SHBA, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për “shtrëngim”, pasi Uashingtoni ka anuluar disa mundësi për tregti pa tarifa për dërgesat nga Kina dhe Hong Kongu.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











