Kosova
Dhuna nëpër shkollat e Kosovës, për 6 muaj 300 incidente
Mbi 300 ndërhyrje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë regjistruar në institucione arsimore në Kosovë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017
Dhuna nëpër shkollat e Kosovës viteve të fundit është evidente dhe madje e përshkallëzuar. Përveç dhunës fizike, nuk kanë munguar edhe lëndimet trupore, kurse viteve të pasluftës janë shënuar edhe vrasje nëpër institucionet arsimore. E sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit, Policia ka intervenuar në 300 raste të konflikteve të nxënësve.
Zyrtarë të Policisë kanë thënë se këto incidente të nxënësve janë evidentuar kryesisht përreth ambienteve shkollore, por një numër i vogël edhe brenda tyre. Sipas policisë, në gjashtë mujorin e fundit rastet kryesisht kanë qenë lëndime të lehta trupore apo prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se ndërhyrjet kanë të bëjnë kryesisht me raste të natyrave të lehta.
“Rastet e këtyre natyrave kanë të bëjnë kryesisht me prishje të rendit dhe qetësisë publike, me lëndim të lehtë apo të rëndë trupor, me posedim të lëndëve të rrezikshme dhe në disa raste dëmtim prone, vjedhje apo kryesisht të natyrave që janë më të lehta”, deklaroi Kelani për RTK.
Pjesëtarët e policisë, sipas tij, në kuadër të planifikimeve të saj me njësitet e policisë në bashkësi, por edhe zyrtarëve patrullues, bëjnë vizita permanente edhe nëpër shkolla.
Kurse, psikologia, Ariana Shala, tha se sjelljet e tilla të nxënësve mund të lënë pasoja afatshkurtra dhe afatgjata te nxënësit. Për të shmangur këto dukuri, Shala tha se psikologu në shkollë ka një rëndësi shumë të madhe.
“Domethënë jo vetëm fëmijët të cilët në këtë rast janë të ngacmuar por edhe ata të cilët i ngacmojnë kanë nevojë për këshilla dhe kanë nevojë për përkrahje. Patjetër që roli i psikologut është i domosdoshëm dhe në këtë rast secila shkollë duhet të ketë një psikolog brenda për brenda, qoftë edhe vetëm në identifikimin e rasteve të cilët duhet të adresohen”, deklaroi Shala.
Megjithatë, përveç raportimeve të ngacmimeve apo konflikteve të vogla të nxënësve që kanë ndodhur viteve të fundit në ambiente shkollore dhe përreth tyre, më herët ka ndodhur edhe vrasje. Por fatmirësisht nga viti 2014, në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vrasjes në institucionet e arsimit parauniversitar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











