Lajme
Dhunë në protestën e studentëve në Prishtinë
Së paku gjashtë studentë dhe pesë policë janë lënduar në protestën e të enjten kundër rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi
Qindra studentë të Universitetit të Prishtinës të mbështetur edhe nga shoqëria civile dhe mediet, kanë protestuar të enjten para Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina” duke kërkuar dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi dhe vënien e ligjshmëri brenda këtij institucioni.
Ndryshe nga ditët tjera, protesta e sotme e humbi karakterin e qetësisë, duke u përplasur studentë me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës. Bilanci këtyre protestave ishin, disa studentë dhe policë të lënduar.
Së paku gjashtë studentë mësohet se janë lënduar dhe kanë vazhduar trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa dhjetëra studentë të tjera janë trajtuar nga dy ekipe të ndihmës së shpejtë që kanë qëndruar gjatë gjithë kohës përpara rektoratit të UP-së.
Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë policë dhe një zyrtarë të sigurimit të Rekotratit të kenë marrë lëndime.
Policia e Kosovës, përmes një komunikate për shtyp të lëshuar pas përfudnimit të protestës ka thënë se “pesë zyrtarë policor dhe një pjesëtar i sigurimit të Rektoratit të UP-së, kanë pësuar lëndime trupore, ky i fundit lëndimet i ka të shkaktuara nga një mjet i fortë (guri) në pjesën e pasme të kokës”.
Studentët, ndërkaq kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe ditën e nesërme, ndërsa kërkesat mbetën të njëjta “dorëheqje e rektorit Gashi dhe Këshillit Drejtues të UP-së”. Revolta e studentëve erdhi pasi u konfirmua se rektori kishte avancuar gradën shkencore duke botuar punë në revista “fantome”.
Për gjendjen e krijuar në UP ka debatuar edhe Kuvendi i Kosovës, i cili gjithashtu nuk ka arrit të gjejë një solucion për dalje nga kriza. Madje, debati i të enjtes e ka thelluar hendekun brenda ligjvënës. Partitë e koalicionit besojnë se protestat po inskenohet nga Vetëvendosje.
Protesta e sotme ishte e shtata me radhë e studentëve të UP-së.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











