Shkurt.ch
Diamanti më i madh i verdhë në botë shitet për 14.5 milionë sfr.
Diamanti "Graff Vivid Yellow" kishte dalë në ankand, që ishte organizuar nga shtëpia e ankandeve “Sotheby” në Gjenevë
Bëhet fjalë për shumën më të lartë që është dhënë ndonjëherë për një gur të kësaj ngjyre. Diamanti i verdhë i quajtur “Graff Vivid Yellow” ka saktësisht 100.09 karat.
Diamanti kishte dalë në ankand, që ishte organizuar nga shtëpia e ankandeve “Sotheby” në Gjenevë. “Graff Vivid Yellow” është një nga diamantet më të mëdha të verdhë në botë. Megjithatë, shitja kishte ndodhur vetëm në përpjekjen e dytë, ngase herën e parë ishin ofruar vetëm 12.6 milionë franga, që ishte nën çmimin e vlerësuar.
Një tjetër xhevahir i ankandit nuk ka gjetur blerës. Diamanti “De la Victoire”, që ishte zbuluar në vitin 1945 në një minierë në Afrikën e Jugut, ka 31,34 karat.
Sido që të jetë, thuhet të jenë mbledhur më shumë se 120 milionë franga zvicerane në një mbrëmje ankandi.
Një total prej 525 objekteve u shitën në ankandin e Gjenevës “Sotheby”. Të mërkurën konkurrenti tjetër “Christie”, po ashtu në Gjenevë, kishte sjellë diamantin “Blue” me 13.22 karat, që mund të shitet deri 25 milionë dollarë.
Të dy shtëpitë e ankandeve organizojnë çdo vit në muajin maj dhe në nëntor ankandet më të mëdha në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore











