Kosova
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, për ulëse në Kuvendin e Kosovës garuan 12 persona nga parti të ndryshme për të përfaqësuar diasporën shqiptare.
Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve u shpall të shtunën, dhe vetëm dy prej tyre arritën të sigurojnë ulëse në parlamentin e Kosovës.
Hysen Ҫekaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti të sigurojë një vend në Kuvend me 23,539 vota.
Nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki i partisë Guxo ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës pasi ka marrë 31,282 vota, shkruan Albinfo.
Partia Demokratike e Kosovës pati në listën e saj të kandidatëve për deputetë Ragip Xhakën, Shahin Dervishajn, Isak Nezirin dhe Patriot Krasniqin, por që nuk arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme për t’u përfaqësuar në Kuvend.
As Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që në listë kishte Ukë Blakajn, nuk do të ketë përfaqësues të diasporës si deputetë, pasi ky i fundit nuk mori mjaftueshëm vota.
Ndërkohë, me Lidhjen Demokratike të Kosovës garoi edhe Ramadush Emini, Lumbardh Salihu, Lisa Rugovaj, Zeqir Gjukaj dhe Saranda Musliu, që po ashtu mbetën jashtë parlamentit.
Lëvizja Vetëvendosje, në listë kishte edhe Luan Gacaferin nga radhët e Partisë Guxo, por që nuk mori votat e mjaftueshme, shkruan Albinfo.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











