Lajme
Diaspora, promotor i rëndësishëm i zhvillimit të Kosovës
Arban Abrashi, ministër i Punës, tha se diaspora e Kosovës ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për zhvillimin ekonomik përmes investimeve, por edhe përmirësimit të imazhit të vendit jashtë
Diaspora kosovare është promotori më i fuqishëm i zhvillim ekonomik dhe i ngritjes së mirëqenie sociale në Kosovë. Ajo për vite me radhë sjellë rreth 700 milionë euro remitenca në vit, të cilat ndikojnë në stabilitetin e vendit. Kështu u tha konferencën “Diaspora dhe Punësimi” që u organizua nga Ministria e Diasporës, në partneritet me GIZ-in gjerman, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, KIESA dhe partnerë të tjerë ekonomik.
Në këtë konferencë janë duke u diskutuar mundësitë e investimeve për kompanitë e diasporës në Kosovë, si dhe mundësitë ligjore të migrimit për punë në Gjermani.
Në këtë konferencë, përpos ministrave të kabinetit qeveritar, Valon Murati, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi, morën pjesë edhe ambasadorja gjermane Angelika Viets dhe afaristë të shumtë nga diaspora.
Konferencën e hapi presidenti i OEGJK-së, Samir Krasniqi, i cili ndër të tjera falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen e parezervë të kësaj konference. “Mërgata është e fuqishme në diasporë dhe kjo dëshmohet me investimet e suksesshme të bëra në Kosovë”, tha ai.
Nga ana tjetër, ministri i Diasporës, z. Valon Murati, theksoi partneritetin me GIZ-in, OEGJK-në dhe ministritë e tjera, duke i falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme.
“Diaspora kosovare përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional. Për ta lëvizur këtë potencial, Ministria e Diaspores ka filluar dhe po vazhdon me sukses krijimin e lidhjeve brenda diasporës sonë përmes implementimit të projektit të rrjetëzimit. Efektet e këtij rrjetëzimi janë të dyfishta: krijon mundësi për zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve të diasporës përmes bashkëpunimit mes tyre, si dhe përmes projekteve të përbashkëta midis nesh krijon mundësinë për zhvillimin e tyre dhe të vendit”, tha Murati.
Gjithashtu, në Strategjinë Kombëtare për zhvillim 2016-2021, diaspora sipas tij, është përfshirë në dy shtylla: “njëra ka të bëjë me kapitalin njerëzor dhe tjetra merret me industritë konkurruese, potenciali investues i diasporës sonë dhe mundësia që ajo të shërbejë si konsumatore e shërbimeve dhe e prodhimeve të Kosovës”.
Ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, tha se Qeveria ka punuar me vendosmëri për zbatimin e reformave, sidomos në sferën e investimeve. Në këtë drejtim është përmirësuar legjislacioni, politikat fiskale, si dhe janë mënjanuar shumë barriera për lehtësimin e bizneseve. I inkurajomë bizneset që të mos rreshtin me kërkesat e tyre, kritikat e tyre karshi institucioneve, sepse vetëm kështu e bëjmë Kosovën më të mire”, tha ajo.
Edhe ambasadorja gjermane, znj. Angelika Viets, theksoi rëndësinë e diasporës. “Diaspora mund të luajë një rol shumë të madh duke transmetuar dijen dhe përvojat në vendin e vet. Për zhvillimin e vendit , nuk janë të mjaftueshme remitancat, por nevojiten investimet”.
Afaristi i suksesshëm nga Gjermania, njëherësh kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Nazmi Viqa, paraqiti edhe kërkesa konkrete për Qeverinë e Kosovës. “Diaspora dhe përfaqësuesit e saj, bashkë me partnerët e tyre, kanë potencial për të investuar në Kosovë, për t`i ngritur kapacitetet për zhvillimin ekonomik të bizeseve. Unioni i Bizneseve i ka disa propozime, ndër to të ketë siguri juridike, stimulime dhe infrastruktura e klima për investime të jetë serioze”, tha z. Viqa.
Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se diaspora e Kosovës ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për zhvillimin ekonomik përmes investimeve, por edhe përmirësimit të imazhit të vendit jashtë.
Qëllimi i kësaj konference, tha ai, është të krijohen lehtësi për investimet në diasporë, si dhe ato të përfitojnë nga fuqia punëtore.
Konferenca do t’i vazhdojë punimet gjatë tërë ditës me prezantimet rreth mundësive për investime, ndërsa nesër do të mbahet panairi, në të cilin do të marrin pjesë kompani të ndryshme nga diaspora, Kosova dhe vendet e rajonit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











