Kosova
Diaspora shqiptare amerikane, gati për protestë para OKB-së
Mësohet se të hënën, më 23 tetor, në Nju-Jork, Këshilli i Sigurimit pritet të mbajë konferencën e dytë të vitit për situatën në Kosovë. Përfaqësuesja Speciale dhe shefja e Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, do të informojë mbi zhvillimet e fundit dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm. Serbia pritet të marrë pjesë sipas rregullit 37 dhe Kosova sipas rregullit 39 të Rregullores së përkohshme të procedurës së Këshillit, përcjell albinfo.ch.
Neni (Rule) 37 dhe 39 i Rregullores së Këshillit të Sigurimit thotë: “Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara që nuk është anëtar i Këshillit të Sigurimit mund të ftohet, si rezultat i një vendimi të Këshillit të Sigurimit, të marrë pjesë, pa votë, në diskutimin e çdo çështjeje të paraqitur para Këshillit të Sigurimit kur Këshilli i Sigurimit konsideron se interesat e atij anëtari preken posaçërisht, ose kur një anëtar sjell një çështje në vëmendje të Këshillit të Sigurimit në përputhje me nenin 35 (1) të Kartës”.
Mark Gjonaj, Kryetar i Këshillit Koordinues i Diasporës Shqiptare, në një takimi që mbahet sot në mbrëmje ka ftuar përfaqësuesit e organizatave të komunitetit shqiptaro-amerikan për t’u bërë gati për të mbajtur një demostratë në sheshin e demostratave të shqiptarëve Dag Hammarskjöld Plaza(Park· E 47th St, betwen 1t and 2t Avenue) pranë pallatit të Kombeve të Bashkuara kundër vizitës së ardhshme të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila mbahet të hënën, më 23 tetor.
Siç dihet, sheshi Dag Hammarskjöld Plaza(Park · E 47th St, betwen 1t and 2t Avenue) pranë pallatit të Kombeve të Bashkuara në New York, është sheshi mjaft i njohur për shqiptarët e Amerikës, ngaqë aty ka qenë “sheshi i shqiptarëve” ku janë mbajtur demostratat më të mëdha dhe më të fuqishme për lirinë e Kosovës, liritë e të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Çamërinë, shqiptarët e Malit të Zi, Maqedonisë dhe kundër Slobodan Milosheviqit. (imazhe të atyre protestave janë edhe këto foto nga agjenci ndërkombëtare të lajmeve).
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












