Lajme
Diaspora shqiptare në Gjermani, fonde për familjet shqiptare në nevojë
Është bërë e ditur se gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë së “Shoqatës Shqiptaro-Gjermane Münsterland.e.V” me në fokus vazhdimësinë e kontributeve në vendlindje dhe në komunitetin shqiptar në Gjermani, u ndërmorën vendime për dedikimin e fondeve për familjet shqiptare në nevojë, pas tërmetit të nëntorit. Njëkohësisht, shoqatës iu bashkua dhe Besnik Kelmendi në cilësinë e nënkryetarit, shkruan albinfo.ch.
Kryesia e shoqatës me disa anëtarë mbajti mbledhjen e radhës, e cila kishte një rëndësi të veçantë për vazhdimin e vepramtarisë si shoqatë.
U bisedua për parat e grumbulluara për tërmetin në Shqiperi vitin e kaluar. Kanë mbetur edhe 7600 €, të cilat do t’i jepen njërës familje, e cila ka humbur shtëpinë gjatë tërmetit. Për veshmbathjet e grumbullura u vendos që t’u jepen Kryqit të kuq, pasi deri tani s’kemi pasur mundësi transporti.
Kryetari i bashkësisë shqiptare në Gjermani, Jusuf Jusufi, na informoi dhe rekomandoi një roman shumë të vlefshëm nga autori Bardhyl Mahmuti. Romani titullohet “Eskadronët e vdekjes” dhe rëfen për tragjedinë e pësuar të popullit shqiptar nga Kosova gjatë luftës së fundit. Shumë anëtarë treguan interesim të madh për ta financuar këtë roman dhe menjëherë u grumbullua një shumë prej mbi 1000 €. Mbetet të grumbullojmë deri në fund të muajit shtator.
“Të dashur bashkëvendas, ne nuk do të ndalemi së vepruari deri në frymën e fundit. Të mos harrojmë se kush jemi dhe nga vijmë. Në qoftë se nuk mundemi të mbajmë zjarrin e ndezur, të paktën as të mos mendojmë ta shuajmë. T’i lëmë inatet personale anash dhe të vazhdojmë atje ku e lamë. Të bashkuar do të jemi më të fortë, le t’i shkatërrojmë muret dhe të ndërtojmë ura që lidhin njëri-tjetrin”, tha Jusufi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












