CH-Ballkani
Diaspora shqiptare po kontribuon në Kosovë dhe në Zvicër
Diaspora ka kontribuar për vite të tëra dhe vazhdon të kontribuojë, por ka ardhur koha që mos të varen vetëm nga remitencat, por të shfrytëzohen njohuritë dhe përvoja e tyre
Diaspora shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë, por edhe në Zvicër. Kështu u tha në forumin “Diasporë, urë e shkëmbimit të njohurive ekonomike”. Ky forum u mbajt të enjten në Prishtinën në organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe institutin zviceran të studimeve shqiptare ISEAL, shkruan albinfo.ch.
Diaspora ka kontribuar për vite të tëra dhe vazhdon të kontribuojë, por ka ardhur koha që mos të varen vetëm nga remitencat, por të shfrytëzohen njohuritë dhe përvoja e tyre.
Por, në këtë forum u tha se edhe Kosova duhet të bëjë më shumë për diasporën dhe të ketë lehtësira në mënyrë që t’iu shpërblejë për kontributin e madh që e kanë dhënë deri më tani.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu theksoi se atë çfarë ka bërë diaspora nuk do të mund t’ia kthejë asnjëherë Kosova. “Kontributi i diasporës shqiptare është i madh. Kosova asnjëherë nuk mund t’ia kthejë diasporës atë çka ka bërë deri më tani. Ne duhet të bartim përvojën zvicerane në Kosovë. Duhet të gjejmë forma që si të shndërrohet paraja e diasporës në zhvillim ekonomik. Ata mund të na ndihmojmë në shumë sektore dhe ndihma e tyre është shumë e rëndësishme për zhvillim ekonomik”, deklaroi para të pranishmëve Gërxhaliu.
Drejtori i ISEAL, Driton Kajtazi ka thënë se nuk mund të bëjnë mrekulli, por mund të bëjnë një punë të mirë. “Rilindja Kombëtare thuhet se ka lindur në diasporë, andaj pse mos të jetë edhe zhvillimi ekonomik. Ne nuk mund të bëjmë mrekulli, por mund të bëjmë një punë të mirë. Shpresoj që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje. Ky është vetëm fillimi dhe besoj se bashkëpunimi do të thellohet. Gjithmonë ka hapësira për më shumë, megjithatë, të gjithë duhet të përpiqemi që të punojmë më shumë”, deklaroi Kajtazi, raporton albinfo.ch.
Përfaqësuesja e Ambasadës zvicerane, Anita Schluchter Rot u shpreh se diaspora shqiptare ka rol të veçantë edhe në Zvicër. “Marrëdhëniet në mes dy vendeve janë shumë të ngushta dhe ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më shumë. Diaspora shqiptare ka rol të rëndësishëm në Kosovë, por edhe në Zvicër. Ka shumë kuadro të kualifikuar në Zvicër dhe që japin kontributin e tyre. Ata që dinë gjuhët e huaja kanë më shumë mundësi. Ne iu falënderojmë për këtë. Por, Kosova nuk duhet të varet vetëm nga remitencat. Gjenerata e dytë dhe e tretë në Zvicër ka potencial të madh. Problemet më të mëdha në Kosovë janë juridike dhe edukative, e jo si më herët infrastrukturore. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të përkrah zhvillimin ekonomik në Kosovë”, deklaroi Rot.
Panelistë në këtë forum kishte nga fusha të ndryshme, si Prof. dr. Peter Knoepfel, IDHEAP (Instituti i Studimeve të Larta në Administratë Publike), Prof. dr. Sokrat Sinaj, Shef i projektit Ushqimshmëria e bimëve «Agroscope» (Agroscope është i lidhur me Zyrën Federale të Agrokulturës), dhe Ing. Mentor Ilazi, përgjegjës i departamentit ngrohje-në-distancë dhe anëtar i drejtorisë SATOM SH.A., «PRODHIMI I ENERGJIVE ME VLERËSIM TË HEDHURINAVE, NJË ALKIMI E NDARË»
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Osman Shahini tha se të gjitha investimet vijnë nga diaspora. “Ne jemi munduar që bëjmë lehtësira për diasporën shqiptare si Kuponat Fiskal, megjithatë është pak në krahasim me atë se çfarë kanë bërë. Është e rëndësishme që diaspora të jetë e lidhur me vendlindjen e tyre dhe gjuha shqipe të jetë në Zvicër. Bashkëpunimi ndërmjet diasporës shqiptare dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm”, tha ai.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












