Lajme
Diaspora tani do të përdorë këtë tekst të përbashkët për mësimin e gjuhës shqipe
Teksti “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1 (shoqëruar me Fletën e punës) është hartuar në përputhje me Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë, miratuar nga MASR, Shqipëri, dhe MASH, Kosovë.
Teksti është ndërtuar në tri pjesë që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II, III.
Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, i ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve, i koordinuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën me përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës, finalizoi punën e tij me nënshkrimin e këtij Urdhri të Përbashkët, të firmosur nga ministrat përgjegjës për këtë proces,
“Për miratimin e tekstit mësimor të përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I bën që Diaspora do të ketë një tekst të përbashkët për mësimin plotësues, i cili do të bashkojë mësimdhënien në Diasporë dhe do të sigurojë cilësinë e mësimdhënies. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave












