Kosova
DiCaprio e quan “historik” zyrtarizimin e Vjosës si Park Kombëtar
Lumi Vjosa, Park Kombëtar, Leonardo Di Caprio: Do të rrjedhë i lirë përgjithmonë
Qeveria e Shqipërisë e ka shpallur Park Kombëtar lumin Vjosa, që është lumi i fundit i egër në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së ekzekutivit shqiptar më 13 mars dhe u bë publik nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Ndërkohë, dje më 15 mars Vjosa si Park Kombëtar u zyrtarizua.
Për këtë ka reaguar dhe aktori Leonardo Di Caprio, i cili ka lobuar shumë në arritjen e kësaj dite.
“Është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!” shkroi ai në faqen e tij zyrtare në Instagram.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë














