Kosova
Dick Marty akuzon autoritetet zvicerane: “Nuk më morën në mbrojtje, për të mos i prishur punët me Serbinë”
Qëllimi i kriminelëve ishte që për vrasjen e tij të fajësonin ish-presidentin kosovar Hashim Thaçi. Marty supozon se ata ishin njerëz me kontakte në shërbimet sekrete serbe
Ish-deputeti nga Tiçino i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës dhe hetuesi special i Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka bërë akuza të rënda kundër Departamentit (ministrisë) Federal të Punëve të Jashtme dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me kërcënimet e bëra ndaj tij, transmeton albinfo.ch.
Ai, duke folur për “Daily Talk” në Radio SRF të premten ka shprehur revoltën e tij ndaj institucioneve në fjalë për faktin se përse iu desh atyre kaq shumë kohë që t`i ofronin mbrojtje dhe pse autoritetet nuk u vunë menjëherë në ndjekje të kriminelëve. “Çështja mund të ishte zgjidhur shpejt,” tha Marty.
Qëllimi i kriminelëve ishte që për vrasjen e tij të fajësonin ish-presidentin kosovar Hashim Thaçi. Marty supozon se ata ishin njerëz me kontakte në shërbimet sekrete serbe, transmeton albinfo.ch. Sepse Serbia kishte frikë se Thaçi nuk mund të sillej para drejtësisë.
Nëse Zvicra zyrtare do të kishte ndërhyrë menjëherë te qeveria serbe dhe do t’u thoshte atyre se ata i dinin planet, plani kriminel do të kishte dështuar, tha Marty për srf. “Por me sa duket ata nuk donin të prishnin marrëdhëniet diplomatike. Nuk e di arsyen”.
Por ai thotë se e di se shumë njerëz në Zvicrën zyrtare në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme (EDA) dhe në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm (BA) nuk po thonë të vërtetën.
BA: Në kontakt me autoritetet serbe
Duke iu përgjigjur agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm (BA) shkruan pa adresuar akuzën për reagimin e pretenduar si të vonuar: “Autoritetet përgjegjëse zvicerane janë në kontakt me autoritetet serbe në nivele të ndryshme”.
Janë bërë shkëmbime dhe takime ndërmjet policisë kriminale federale nga Fedpol dhe autoriteteve policore serbe, u tha të premten, transmeton albinfo.ch. Këto veprime janë “pjesë e masave të marra”, ku shkëmbimi mes Fedpol-it dhe autoriteteve policore serbe është bërë në konsultim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme.
Martit nuk i ishte dhënë mbrojtja e plotë deri në dhjetor të vitit 2020. Në atë kohë, prokurori federal kishte thënë se duhej të supozohej një “situatë kërcënimi serioz” kundër Marty-t. Për shkak të “konteksit me sa duket transnacional”, çështja ka edhe një komponent politik.
“Megjithatë, kërcënimi nuk vjen vetëm nga pala serbe, theksoi Marty për SRF-në”. Mediat shqiptare, madje edhe politikanët, sipas tij, “prej vitesh zhvillojnë një fushatë shpifjeje kundër tij. Dhe kjo është e rrezikshme. Sepse kjo qasje mund të nxisë njerëz të pakontrollueshëm”.
Marty shprehu zhgënjimin që autoritetet zvicerane nuk i thanë të vërtetën, përcjell albinfo.ch. Ai “kurrë nuk ishte shumë i popullarizuar në Bernën zyrtare, pjesërisht sepse ai shkroi një raport mbi burgjet e CIA-s, i cili mund të ketë prishur marrëdhëniet me SHBA-në”, ka shtuar Marty.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave















