Lajme
Dielli Vranoci pasionin për boksin e ktheu në profesion
28-vjeçari nga Peja, Dielli Vranoci, e kishte boksin pasion qysh në fëmijëri. Ai ushtroi për disa vjet në Kosovë, ku më 2018 mori edhe Medaljen e Artë për pesha të lehta, në turneun “Adem Jashari”. Në vitin 2019 u zhvendos në Vjenë, ku, si boksier, është nën menaxhimin e Shpëtim Shalës.
“Qysh në moshë të hershme kam filluar të kem një ndjenjë të veçantë për sportin e boksit. Në moshën 14-vjeçare kam filluar të stërvitem, jo me një qëllim për të boksuar në të ardhmen, vetën si hobi. Por, çdo ditë e më shumë e gjeja veten në këtë sport, ishte diçka që më flinte në zemër. Pastaj pas disa meçeve dhe fitoreve të shumta, pasioni im u kthye në profesion”, thotë Dielli.
Kur flet për stafin e tij në Vjenë, ai thotë: “Jam shumë me fat për të gjithë stafin që e kam. Kurse, falë menaxherit Shpëtim Shala jam këtu ku jam sot. Nga ekipi im marr gjithmonë përkrahje, motivim dhe mirëkuptim”.
“Robin Krasniqi dhe Oleksander Osyk, më të mirët”
Ardhja në Vjenë ka qenë vetvetiu një frymëzim për Diellin. Ai këtu gjeti kushte më të mira, gjë që e stimulon atë për të vazhduar tutje.
“Në Vjenë kam gjetur përkrahje më të madhe për boks. Përgatitjet për meqe janë më të perfeksionuara dhe ndihesh më i motivuar për të mos u ndalur në këtë sport”, thotë ai.
Kur flet për Kosovën, Vranoci nuk lë pa përmendur gjendjen financiare të sportistëve në vendlindje.
“Shteti i Kosovës nuk i stimulon sa duhet financiarisht sportistët, andaj ata nuk janë të motivuar që t´i përkushtohen 100% sportit që zgjedhin, ndërsa suksesi arrihet vetëm në këtë formë. Boksierët, sidomos, janë shumë pak të përkrahur nga shteti në Kosovë”, shton ai.
Për Diellin, është e padiskutueshme kur flet për boksierin më të mirë shqiptar. Ndërsa, ai tregon se edhe kë e pëlqen nga boksierët e huaj.
“Për boksierin më të mirë shqiptar, e njohin të gjithë, është Robin Krasniqi. Kurse, nga të huajt, për mendimin tim më i miri është Oleksander Usyk”, thotë ai.
I pyetur nëse nuk do të ishte boksier, në cilin profesion tjetër do ta gjente veten, Vranoci thotë: “Besoj se do të isha një atlet i mirë”.

Meçi i nëntorit të kaluar, lë me lëndime Vranocin
Meçi i nëntorit të vitit 2022, në Austri, kundër Miroslav Serban, Dielli e kishte përfunduar me barazim. Aty, Dielli lëndoi edhe dorën e majtë, e cila e ndëshkoi për disa muaj.
Megjithatë, Vranoci u rikthye në ring më 5 gusht, kësaj herë në stadiumin e Prishtinës. Ai u ngjit në ring më si para meqe të kampionit kosovar në Gjermani, Robin Krasniqi, i cili fitoi kundër Nadjib Mohammedit për titullin WBC Silver. Në këtë ditë, me fitore doli edhe Dielli Vranovci. Boksieri nga Peja e mposhti boksierin turk, Burak Akkus, pasi kryesonte me pikë 40-35 ndaj Akkus.
“Ishte një ëndërr e imja, të cilën e kam pritur me gëzim të madh të realizohet. Të boksosh para publikut tënd dhe në një numër aq të madh sa ishin në stadiumin e Prishtinës, ishte vërtet një kënaqësi shumë e madhe, por edhe një përgjegjësi. E di që nuk ishte ndeshja ime më e mira, sepse përball kisha një kundërshtar të papërshtatshëm, por më në fund arrita të fitoj atë ndeshje dhe t` i gëzoj të gjithë të pranishmit”, kishte thënë për albinfo.at Dielli.
Dielli ka paralajmëruar se ndeshja e radhes do të jetë më 9 dhjetor kundër boksierit Özdemir, e cila do të zhvillohet në Vjenë, për titullin e Austrisë “Internationale Österreichische Meisterschaft im Superweltergewicht”.

E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











