Shkurt.ch
Digjen 16 vetura në parkingun e festivalit Paléo, në Nyon
Në një parking të festivalit Paléo të Nyonit, Kantoni Vaud në mbrëmjen e të premtes ka shpërthyer një zjarr i madh. Për pasojë, gjashtë vetura janë djegur në tërësi dhe është dashur të hiqen nga aty.
Dhjetë automjete tjera, ndonëse janë dëmtuar, kanë qenë në gjendje teknike për t`u vozitur, shkruan srf.ch.
Policia Kantonale e Kantonit Vaud ka konfirmuar lajmin mbi këtë zjarr, të publikuar nga shumë medie.
Ende vazhdon të jetë i paqartë shkaktari i zjarrit në fjalë, transmeton albinfo.ch. Por, duke qenë se veturat ishin parkuar në një hapësirë të mbuluar me kashtë (trualli i parkingut), sipas policisë, është shumë e mundur që zjarri të ketë shpërthyer nga kontakti i katalizatorëve të nxehtë të veturave me kashtën.
Zjarri ka shpüerthyer pak para orës 19 dhe është shuar shpejt pastaj.
(Foto: Policia Kantonale, Vaud)
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











