Lajme
Diplomacia Digjitale e Kosovës ndër më të mirat në botë
“Yeni Diplomasi” e ka vlerësuar Strategjinë e Diplomacisë Digjitale të Kosovës si më të mirën në botë, pas asaj të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Izraelit
Revista prestigjioze për diplomaci publike në Turqi, “Yeni Diplomasi” (Diplomacia e Re) ka përzgjedhur Ministria kosovare të Punëve të Jashtme, si autoren më të mirë të Strategjisë Kombëtare për Diplomaci Digjitale nga të gjitha shtetet e Ballkanit.
Këtë lajme kanë konfirmuar të enjten zyrtarë nga dikasteri diplomatik i Qeverisë së Kosovës. Sipas këtyre zyrtarëve, Strategjia e Diplomacisë Digjitale të Kosovës është vlerësuar si më e mira pas asaj të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Izraelit.
Halil Ibrahim Izgi, ekspert turk për diplomaci publike dhe digjitale, në një shkrim autorial në revistën “Yeni Sahaf”, sipas MPJ-së, ka lajmëruar për gjetjet e analizës së “Yeni Diplomasi” ku thuhet se “Kosova është bërë një ndër shtetet më aktive në diplomacinë digjitale”.
Petrit Selimi është zëvendësministër i Punëve të Jashtëm i Kosovës i Republikës së Kosovës. “Fillimisht kemi përfituar përkrahje nga ekspertë të ministrive simotra, pastaj kemi kërkuar sponsorim dhe jemi të gëzuar për përkrahjen që na kanë dhënë Qeveria norvegjeze dhe britanike për veprimet tona në diplomaci digjitale”, tha ai.
“Sipas Strategjisë, kemi investuar në krijim të app-save për telefoni mobile, jemi duke organizuar trajnime për Wikipedia, ndërsa kemi edhe shumë veprime, portale dhe projekte për të implementuar edhe më 2013”, ka thënë Selimi, sipas të cilit, në janar do ta lansohet një portal interesant në pesë gjuhë për ta prezantuar Kosovën.
Ndërkaq, Arjeta Emra, drejtoreshë e British Council thotë se Këshilli Britanik është krenar që ka bashkëpunuar me MPJ-në e Kosovës dhe komunitetin digjital për të krijuar përmbajtje, trajnime dhe veprime tjera në fushën e diplomacisë digjitale me ndihmën modeste që është pranuar.
“Me më shumë resurse do të kemi edhe më shume rezultate dhe në këtë aspekt i falënderojmë të gjithë aktivistët në internet që ndihmojnë Kosovën duke promovuar kulturën, sportin, politikën, shoqërinë diverse të Kosovës, nëpërmjet mjeteve digjitale. Kjo mirënjohje nga Turqia na bën me dije se jemi në rrugë të mirë sa i përket afirmimit të agjendës kosovare”, ka thënë Emra.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












