Kosova
Diplomati i lartë amerikan nesër viziton Kosovën
Diplomati Hoyt Brian Yee, do të pritet nga presidenti Hashim Thaçi, pastaj do të zhvillojë një takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe me kryeministri Ramush Haradinaj. Ai sot po qëndron në Serbi
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të ketë një agjendë të ngjeshur në Kosovë, i cili pritet të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe deputetë.
Fillimisht diplomati Hoyt Brian Yee, do të pritet nga presidenti Hashim Thaçi, pastaj do të zhvillojë një takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe me kryeministri Ramush Haradinaj, njofton Ambasada e SHBA -ve në Prishtinë. Aktualisht Yee është duke qëndruar për vizitë në Serbi ku po zhvillon takime me krerë të lartë të këtij vendi.
Hoyt Yee një ditë më parë deklaroi se SHBA-të dëshirojnë një Ballkan stabil. Kurse sa i përket Serbisë, ai tha se Serbia duhet të dërgojë mesazh të qartë se dëshiron të bëhet pjesë e BE e jo të balancojë mes dy anëve.
Yee duke folur mbi gjendjen në Ballkanin Perëndimor ka thënë se SHBA dëshiron që këto vende të jenë stabile dhe të mos shkaktojnë probleme më vonë.
“Derisa ekzistojnë probleme të pazgjidhura ekzistojnë rrezik për konflikte, megjithatë trendi për paqe dhe stabilitet është akoma pozitiv”, ka thënë diplomati amerikan. Sipas tij, vizioni rus në Ballkan e rrezikon atë evropian.
“Në bazë të aktiviteteve ruse në rajon vlerësohet se ajo dëshiron që Ballkani të jetë i dobët dhe i ndarë e jo i fortë e i integruar në BE”, ka thënë Yee.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












