Kosova
Diplomojnë dy oficerë të FSK-së në Kolegjin e ushtrisë amerikane
Dy oficerët e FSK-së kanë diplomuar me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, përcjell albinfo.ch.
Ata janë Major Ali Haxhimustafa dhe Major Besnik Selimi, të cilët në të njëjtën kohë përfunduan edhe Masterin në Studime Operacionale, në Fort Leavenwoth, Kansas, SHBA.
“Suksesi i oficerëve është vlerë e shtuar në kuadrin profesional dhe akademik të FSK-së, si dhe në proceset zhvillimore të saj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane (CGSC) ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e udhëheqësve për operacione të përbashkëta, ndërinstitucionale dhe shumëkombëshe me spektër të plotë.
Gjithashtu vepron si agjenci kryesore për programin e zhvillimit të udhëheqësve të Ushtrisë, si dhe avancon artin dhe shkencën e profesionit ushtarak në mbështetje të kërkesave operacionale të Ushtrisë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













