Lajme

Pse skandinavët janë njerëzit më të lumtur në botë

Fakte interesante për mënyrën se si ndihen njerëzit në shtete të ndryshme

Vende si Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Islanda shpesh renditen lartë në listat e vendeve ku njerëzit ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën e tyre.

Për shembull, këto vende kanë qenë gjithmonë në dhjetëshen e parë në Raportin Botëror të Lumturisë që kur u botua për herë të parë më 2013. Kjo nuk mund të jetë një rastësi dhe patjetër që ka diçka të veçantë, që i bën popujt skandinavë të dallohen nga pjesa tjetër e botës, shkruan “BrightSide”.
Ata vlerësojnë ekuilibrin në jetë.

Skandinavët nuk përpiqen të bëhen miliarderë. Ata dinë të jenë efikasë në punë, por gjithashtu kalojnë shumë kohë me familjen dhe miqtë e tyre dhe u kushtojnë kohë pasioneve dhe hobeve të tyre.

Fakti që kanë më shumë kohë i ndihmon ata. Për shembull, në Danimarkë, njerëzit punojnë 37 orë në javë. Shumica e punonjësve largohen nga puna rreth orës 16:00, kështu që u mbetet shumë kohë e lirë. Për krahasim, njerëzit në vendet e tjera shpesh punojnë më shumë se 40 orë në javë.

Për të qenë sa më produktivë të jetë e mundur dhe për të bërë gjithçka në kohë, danezët nuk e humbin kohën duke biseduar me kolegët e tyre ose duke bërë pushime gjatë orarit të punës. Ata e kuptojnë se kjo do t’i lejojë ta kryejnë punën më shpejt. Për më tepër, për ta është e zakonshme të kombinojnë punën në zyrë dhe në distancë.

Koha e pushimeve është një tjetër gjë që e bën Danimarkën të dallohet. Punonjësit kanë të drejtë për 5 javë pushime të paguara. Dhe, për shkak se ekuilibri punë-jetë është shumë i rëndësishëm për ta, ata madje inkurajohen t’i marrin ato. Ata gjithashtu mund të marrin “pushim nga stresi” kur gjërat në punë bëhen aq keq sa ato ndikojnë në shëndetin e tyre mendor.

Në Finlandë, punonjësit kanë të drejtë të zhvendosin ditën e tyre të punës 3 orë më herët ose më vonë. Në Norvegji, punonjësit që sëmuren gjithashtu marrin deri në 3 javë leje me pagesë.

Skandinavëve u pëlqen të kalojnë kohë në natyrë.

Kalimi i kohës jashtë mund të ketë efekte pozitive në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Pavarësisht motit të ftohtë, skandinavët dinë të shijojnë natyrën rreth tyre. Ata madje kanë një thënie: “Nuk ka mot të keq, vetëm rroba të këqija”.

Dashuria e tyre për të kaluar kohën jashtë ka një emër – ‘friluftsliv’. Është një pjesë thelbësore e jetës së tyre, mund ta bëjnë atë në çdo kohë dhe nuk ka pse të jetë një rast i madh për të bërë shëtitje në pyll. Përkundrazi, është diçka e zakonshme për ta.

Edhe ndërmarrjet inkurajojnë punonjësit e tyre që të ushtrohen dhe të kalojnë kohë jashtë. Mund të jetë edhe një politikë e ndërmarrjes që të caktojë kohë për punonjësit të kryejnë detyrat që caktohen në natyrë.

Mbështetja që iu jepet prindërve të rinj.

Në Islandë, nënave të reja u jepet 9 muaj leje me pagesë dhe baballarëve të rinj 3 muaj. Për ta krahasuar me SHBA-në, nënave u jepet vetëm 12 javë leje lindjeje dhe është e papaguar.

Në Suedi, prindërve e rinj, kanë deri në 480 ditë pushim me pagesë ndërsa marrin 80% të pagave të tyre. Nënat e ardhshme dhe ato të reja gjithashtu lejohen tëpunojnë deri në 25% më pak, derisa fëmija i tyre të mbushë 8 vjeç dhe të marrin një ndihmë mujore derisa fëmija të mbush 16 vjeç.

Nuk janë të stresuar për paratë.

Në shumë vende, njerëzit shpenzojnë shumë para në faturat mjekësore ose thjesht për të paguar shkollën dhe universitetin. Ky nuk është rasti në vendet nordike. Shëndetësia dhe arsimi janë falas. Për më tepër, të papunëve u ofrohet gjithashtu mbështetje. Kanë sigurim të papunësisë dhe mbështetje të fëmijëve dhe u ofrohen vende në programet e përvojës së punës.

U besojnë të tjerëve.

Të jesh në gjendje të besosh të tjerët do të thotë se ata besojnë se të tjerët janë po aq të ndershëm sa ata dhe se të gjithë kujdesen për të mirën e përbashkët. Kështu që ndërveprimet shoqërore bëhen më të këndshme, siç janë marrëdhëniet që ndërtojnë skandinavët.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI