Kinema
Disa filma që mund të ndryshojnë jetën tuaj
Kinematografia botërore është përplot filma, të cilët kanë pasur ndikim në jetën e njerëzve në një mënyrë ose tjetër. Ne po jua prezantojmë vetëm disa, nga një numër i madh filmash të mëdhenj e të suksesshëm.
“Dead Poets Society”
Përgjatë këtij filmi ju do të qeshni, vajtoni dhe nuk do të jeni në gjendje të mendoni siç keni menduar më herët. Ky film bën fjalë rreth një shkolle djemsh, me standarde jorealiste dhe një mësues fantastik që sjell një kuptim të ri termit “jokonvencional”.
“Fight Club”
Një punonjës zyre, i cili vuan nga pagjumësia, kërkon një mënyrë për të ndryshuar jetën e tij. Ai takohet me një prodhues të djallëzuar sapuni, dhe të dy formojnë një klub për ndeshje ilegale dhe e tëra zhvillohet më pas në diçka më tepër. Kthesat e papritura përgjatë filmit e kanë bërë atë një prej filmave më të mirë aktualë.
“Good Will Hunting”
Ky film flet rreth Will Hunting, një pastrues në një shkollë, i cili është gjeni i vërtetë. Një psikolog (Robin Williams) e ndihmon atë të kuptoëj se çka dëshiron nga jeta. Ky film është një kombinim i plotë i emocioneve, që do t’ju bëjnë të qeshni e të vajtoni. Sidoqoftë, mësimet që do t’i merrni në këtë film, do të mbeten me ju përgjatë gjithë jetës suaj.
“The Pursuit of Happyness”
Ky film i dhimbshëm bën fjalë rreth një babai dhe djalit të tij, në rrugën e tyre drejt gjetjes së “lumturisë”. Nëse ju nuk dini si t’i tejkaloni të gjitha vështirësitë dhe pengesat të cilat ju shfaqen gjatë jetës, ky film do të ju mësojë më të vërtetë.
“Mr. Nobody”
Ky film do t’ ju bëj të ndjeheni falënderues për jetën tuaj. Po ashtu do t’ju bëj të dyshoni mbi realitetin. Ky film mund të jetë pak i vështirë të kuptohet tërësisht, mirëpo nëse arrini ta kuptoni mund t’ju mësoj shumë gjëra në jetë.
“The Blind Side”
Ky film bazohet në historinë e vërtetë të Michael Oher, i cili është adoptuar nga një familje që e ka ndihmuar atë t’i tejkalojë të gjitha sfidat përgjatë jetës së tij të bëhet një lojtar i futbollit amerikan.
“Hachi: A Dog’s Tale”
Ky film flet rreth një njeriu dhe lidhjen e tij të ndjeshme me një qen të braktisur të cilin e merr në shtepi. Pasi ta shikoni këtë film, ju do të krijoni një respekt të thellë për kafshët në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris












