E-Diaspora

Disa të lënduar në një aksident në Tunelin Gothard

Për shkak të një aksidenti të rëndë, tuneli në mes të Göschenen UR dhe Airolo TI është bllokuar, informojnë mediat zvicerane. Sipas të dhënave të zëdhënsit policor, rreth orës 14.00, një veturë që po vinte nga jugu, ka dalë në korsinë e kundërt të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në pjesën e Kantonit Uri të tunelit, në rrethinën e Komunës Hospental. Tuneli do të jetë i bllokuar për një kohë ta pacaktuar, transmeton Albinfo. Nga të dy anët e tunelit janë shkaktuar kolona të gjatë në disa kilometra.

Sipas disa mediave zvicerane, në aksident ka disa persona të lënduar, por pa dhënë detaje me të hollësishme.

Autoritetet zvicerane këshillojnë që rruga të devijohet përmes itinerarit San-Bernardino.