Shqipëria
Disa zona në Shqipëri përfshihen nga zjarret
Temperaturat e larta kanë bërë që disa zona të përfshihen nga zjarret në Shqipëri
Temperaturat e larta kanë bërë që disa zona të përfshihen nga zjarret në Shqipëri.
Një kodër në zonën e Kasharit në Tiranë është përfshirë nga flakët, ku deri më tani pothuajse është djegur plotësisht njëra anë e saj, raporton Albinfo.ch.
Zona është e mbushur me bimësi të llojeve të ndryshme dhe temperaturat e larta kanë bërë që zjarri të jetë më i fuqishëm.
Deri vonë është raportuar se nuk kishte zjarrfikës, ndërsa i gjithë vendi është mbushur me tym.
Në pamje shihet se si zjarri po djeg gjithçka, ndërsa aty pranë ndodhen edhe shumë banesa, të cilat mund të rrezikohen.
Edhe në zonën e Bukmirës zjarret vijojnë të mbetet problematike, pasi vazhdojnë të jenë aktive.
Deri më tani janë djegur disa hektarë me vreshta rrushi dhe bimësi.
Ishte e pamundur lokalizimi i flakëve nga toka me zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë, prandaj për momentin po ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë.
Banorët kanë dalë nga banesat e tyre, ndërsa e gjithë zona është e mbushur me tym.
Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka publikuar në rrjete sociale disa foto të Bukmirës në qarkun e Lezhës, ku shfaqen vreshta në flakë, duke thënë se po rrezikon edhe shtëpitë e fshatit në Mirditë.
Ai u ka bërë thirrje autoriteteve që të dërgojnë mjete nga ajri për të ndihmuar situatën./Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet










